Dafina Zeqiri uron Justina Shiroka – Pulën pas zgjedhjes presidente

Dafina Zeqiri uron Justina Shiroka – Pulën pas zgjedhjes presidente
Dafina Zeqiri ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka – Pulës në postin e presidentes së Republikës së Kosovës. Këngëtarja ka ndarë në Instagram një urim për presidenten e re, duke i përcjellë asaj urimet për detyrën e re. Në postimin e saj, Dafina shkroi: “Shumë urime”, duke e etiketuar Shiroka – Pulën dhe shoqëruar […]

Dafina Zeqiri ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka – Pulës në postin e presidentes së Republikës së Kosovës.

Këngëtarja ka ndarë në Instagram një urim për presidenten e re, duke i përcjellë asaj urimet për detyrën e re.

Në postimin e saj, Dafina shkroi: “Shumë urime”, duke e etiketuar Shiroka – Pulën dhe shoqëruar mesazhin me ’emoji’.

Foto: Instagram

Dafina ka ndarë në InstaStory edhe një tjetër postim, kësaj here të ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Në fotografinë e publikuar nga Jahjaga, ajo shfaqet përkrah Justina Shiroka Pulës.

Postimi shoqërohet me një urim për presidenten e re, e fotografia sjell në fokus dy prej figurave që kanë mbajtur dhe mbajnë postin e presidentes së Kosovës.

Kështu, përmes dy postimeve të njëpasnjëshme, Zeqiri ka përcjellë urimin e saj për Justinën dhe më pas ka ndarë edhe mesazhin e ish-presidentes Atifete Jahjaga, duke treguar se ruan raporte të mira me to. /Telegrafi/

Foto: Instagram

Lexo edhe

“Gruaja ime e bukur pranë meje”, Travis Barker ndan pamje nga spitali

“Gruaja ime e bukur pranë meje”, Travis Barker ndan pamje nga spitali

Ia mohoi Kosovës ëndrrën e botërorit, raportohet shkarkimi i Montellas

Ia mohoi Kosovës ëndrrën e botërorit, raportohet shkarkimi i Montellas

Piloti rus humb jetën pas rrëzimit me parashutë në Zvicër

Piloti rus humb jetën pas rrëzimit me parashutë në Zvicër

Dafina Zeqiri uron Justina Shiroka – Pulën pas zgjedhjes presidente | Momenti