Policia e Kosovës ka arritur ta gjejë dhe ta rikthejë te pronari një automjet të vjedhur në fshatin Zhur të Prizrenit, pas disa muajsh hetimesh dhe patrullimesh në terren.

Sipas Policisë, më 14 prill 2026, një qytetar kishte raportuar vjedhjen e automjetit të vëllait të tij, të tipit Mitsubishi Transporter, me ngjyrë hiri dhe targa vendore, nga oborri i shtëpisë.
Automjeti është gjetur më 10 tetor 2026 nga një patrullë policore e Vushtrrisë, në një zonë të thellë malore të fshatit Oshlan. Gjatë kontrollit është vërejtur se automjetit i ishin ndërruar edhe targat.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, automjeti i është kthyer pronarit, ndërsa hetimet po vazhdojnë për identifikimin e personave të dyshuar të përfshirë në rast.
Për këtë rast ka dhënë detaje edhe korrespondenti i Klan Kosova, Nuhi Salihu, në emisionin “Ora 7”.
Ndiqni videon e mëposhtme për më shumë detaje:




