Çitaku e bindur se Shiroka-Pula do ta nënshkruajë Ligjin për Specialen

Çitaku e bindur se Shiroka-Pula do ta nënshkruajë Ligjin për Specialen

Çitaku e bindur se Shiroka-Pula do ta nënshkruajë Ligjin për Specialen

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, është shprehur e bindur se presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, do ta nënshkruajë Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Sponsor 3M Express

Duke folur për këtë ligj, Çitaku ka theksuar se ai është miratuar në Kuvendin e Kosovës me mbi 90 vota, duke shprehur bindjen se presidentja nuk do të ketë dilema për ta nënshkruar, njofton Klankosova.tv.

“Unë jam e bindur që zonja Justina Shiroka-Pula do ta nënshkruajë Ligjin për Specialen. Është një ligj që është votuar me mbi 90 vota në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Çitaku.

Ajo ka përmendur edhe brohoritjet në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë zgjedhjes së Shiroka-Pulës presidente, si në Kuvendin e Kosovës, ashtu edhe në sheshet e vendit.

“Jam e bindur që zonja Shiroka-Pula, presidentja e Kosovës, nuk do të ketë fije mëdyshje”, është shprehur Çitaku.

Lexo edhe

Kosova avancon marrëveshjet për sigurime sociale me Austrinë dhe Turqinë

Kosova avancon marrëveshjet për sigurime sociale me Austrinë dhe Turqinë

Barcelona barazon një rekord 102-vjeçar me dhjetë fitore radhazi

Barcelona barazon një rekord 102-vjeçar me dhjetë fitore radhazi

Hoti: S`jam i bindur se Projektligji për Specialen sjell ndryshimet e nevojshme

Hoti: S`jam i bindur se Projektligji për Specialen sjell ndryshimet e nevojshme

Çitaku e bindur se Shiroka-Pula do ta nënshkruajë Ligjin për Specialen | Momenti