Chelsea rikthen interesimin për yllin e Barcelonës, Xabi Alonso kërkon transferimin e tij

Chelsea rikthen interesimin për yllin e Barcelonës, Xabi Alonso kërkon transferimin e tij
Chelsea ka rikthyer interesimin për transferimin e Jules Konde, mbrojtësit francez të Barcelonës, të cilin klubi londinez e sheh si një objektiv për vitin 2027. Mbrojtësi është një kërkesë e trajnerit Xabi Alonso, i cili dëshiron të përforcojë repartin defensiv. Sipas raportimeve të Sport dhe TEAMtalk, drejtuesit e Chelseat po shqyrtojnë mundësinë për të paraqitur […]

Chelsea ka rikthyer interesimin për transferimin e Jules Konde, mbrojtësit francez të Barcelonës, të cilin klubi londinez e sheh si një objektiv për vitin 2027. Mbrojtësi është një kërkesë e trajnerit Xabi Alonso, i cili dëshiron të përforcojë repartin defensiv.

Sipas raportimeve të Sport dhe TEAMtalk, drejtuesit e Chelseat po shqyrtojnë mundësinë për të paraqitur një ofertë zyrtare për reprezentuesin francez, ndërsa Barcelona pritet të kërkojë mbi 50 milionë euro për të dhënë dritën jeshile për largimin e tij.

Kounde, 27-vjeçar, ka nisur nga stoli në gjashtë prej tetë ndeshjeve zyrtare të Barcelonës këtë sezon. Situata e tij ka rritur interesimin e klubit anglez, i cili e kishte kërkuar edhe në vitin 2022, përpara se francezi të zgjidhte Barcelonën, që atëherë e transferoi nga Sevilla për 50 milionë euro fikse, plus bonuse.

Në gusht të vitit 2025, pas golit vendimtar në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Real Madridit, Kounde rinovoi kontratën me Barcelonën deri më 30 qershor 2030, duke e forcuar ndjeshëm pozitën negociuese të klubit katalanas.

Drejtuesit e Barcelonës nuk pritet ta lehtësojë largimin e mbrojtësit gjatë sezonit pa marrë një ofertë të konsiderueshme financiare. Drejtuesit e klubit konsiderojnë se vetëm një propozim mbi 50 milionë euro do t’u mundësonte të hynin në treg për të gjetur një zëvendësues të denjë.

Në Londër, ndërkohë, po shqyrtohet mundësia që transferimi të financohet përmes pagesave të shtyra, në mënyrë që klubi të respektojë rregulloret financiare të Ligës Premier.

Sipas raportimeve, skautët e Chelseat pritet të ndjekin nga afër paraqitjet e Barcelonës gjatë muajve tetor dhe nëntor, për të vlerësuar nëse Koundé do të vazhdojë të ketë një rol dytësor në skuadër./Telegrafi/

Lexo edhe

IPKO Cyber Security Conference IV – Konferenca për sigurinë kibernetike

IPKO Cyber Security Conference IV – Konferenca për sigurinë kibernetike

Raporti i CIA-s: Izraeli drejt luftës civile dhe kolapsit të brendshëm

Raporti i CIA-s: Izraeli drejt luftës civile dhe kolapsit të brendshëm

Sheringham zgjedh sulmuesin më të mirë në Ligën Premier, nuk është Haaland

Sheringham zgjedh sulmuesin më të mirë në Ligën Premier, nuk është Haaland