Çështja e kompetencave presidenciale, Haxhiu i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Çështja e kompetencave presidenciale, Haxhiu i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar interpretim lidhur me ushtrimin e kompetencave presidenciale pas përfundimit të mandatit të saj gjashtëmujor, në rast se Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin e ri. Zyra e Presidencës e konfirmoi këtë për Telegrafin, gjersa thuhet se Haxhiu ka […]

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar interpretim lidhur me ushtrimin e kompetencave presidenciale pas përfundimit të mandatit të saj gjashtëmujor, në rast se Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin e ri.

Zyra e Presidencës e konfirmoi këtë për Telegrafin, gjersa thuhet se Haxhiu ka kërkuar përcaktohet se si dhe nga kush ushtrohen kompetencat e domosdoshme presidenciale pas përfundimit të periudhës gjashtëmujore, kur Presidenti i ri ende nuk është zgjedhur.

“Presidentja Haxhiu i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, në bazë të nenit 113, paragrafi 3, nënparagrafi 1, të Kushtetutës. Kemi kërkuar të përcaktohet se si dhe nga kush ushtrohen kompetencat e domosdoshme presidenciale pas përfundimit të periudhës gjashtëmujore, kur Presidenti i ri ende nuk është zgjedhur”, thuhet në përgjigjen e Presidencës për Telegrafin.

Më tej, Presidenca thekson se Kushtetuta ia njeh të drejtën presidentit që t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Kushtetuta këtë kompetencë ia njeh Presidentit. Përcaktimi i autoritetit që mund ta ushtrojë atë në rrethanat e krijuara është një nga çështjet kryesore që ia kemi shtruar Gjykatës”, thuhet ndër të tjera.

Presidenca thekson më tej se dispozitat kushtetuese duhet të interpretohen në ndërlidhje, në mënyrë që përfundimi i një afati të mos e bëjë të pamundur përmbushjen e detyrimeve të tjera kushtetuese.

“Për të përcaktuar zgjidhjen që garanton këtë vijimësi brenda rendit kushtetues, i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në përgjigje. /Telegrafi/

Lexo edhe

Ramush Haradinaj me parti del për t’i falënderuar protestuesit në shesh

Ramush Haradinaj me parti del për t’i falënderuar protestuesit në shesh

Seancë gjatë ditës? Haradinaj: S’kemi marrë ftesë ende

Seancë gjatë ditës? Haradinaj: S’kemi marrë ftesë ende

Berisha: Populli u bë bashkë me UÇK-në edhe në ditët më të vështira

Berisha: Populli u bë bashkë me UÇK-në edhe në ditët më të vështira