Certifikohet gjenerata e parë e profesionistëve të hotelerisë në Kosovë me standarde ndërkombëtare amerikane

Certifikohet gjenerata e parë e profesionistëve të hotelerisë në Kosovë me standarde ndërkombëtare amerikane

Certifikohet gjenerata e parë e profesionistëve të hotelerisë në Kosovë me standarde ndërkombëtare amerikane

Mbrëmë është mbajtur ceremonia e certifikimit të gjeneratës së parë të pjesëmarrësve në programet ndërkombëtare CHA (Certified Hotel Administrator) dhe CHM (Certified Hospitality Manager), duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt profesionalizimit dhe ngritjes së standardeve në sektorin e hotelerisë në Kosovë, shkruan Telegrafi.

Sponsor 3M Express

Ceremonia u organizua nga Unioni i Turizmit të Kosovës (UTK), në bashkëpunim me Institutin Amerikan për Edukim në Hoteleri, American Hotel & Lodging Educational Institute (AHLEI), dhe Akademinë e Turizmit të Kosovës.

Përmes këtyre programeve, të realizuara për herë të parë në Kosovë, pjesëmarrësit kanë ndjekur trajnime profesionale dhe kanë përfituar certifikime ndërkombëtare, të cilat synojnë avancimin e aftësive menaxheriale, zhvillimin e lidershipit dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në industrinë e hotelerisë.

Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë përfaqësues të institucioneve publike, bizneseve dhe profesionistë të sektorit të turizmit dhe hotelerisë.

Të pranishëm ishin edhe Valdrini, këshilltar në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, si dhe Lumturije Geci, përfaqësuese e Departamentit të Turizmit pranë kësaj ministrie.

Në një postim në Facebook, Unioni i Turizmit të Kosovës e ka cilësuar këtë ngjarje si një moment historik për hotelerinë në vend, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike dhe sektorit privat në ngritjen e standardeve profesionale.

“Me krenari përmbyllëm një kapitull të rëndësishëm në zhvillimin dhe profesionalizimin e sektorit të hotelerisë në Kosovë, përmes trajnimeve profesionale dhe certifikimeve ndërkombëtare, në bashkëpunim me Institutin Amerikan American Hotel & Lodging Educational Institute (AHLEI)”, thuhet në njoftimin e UTK-së.

Një rol të rëndësishëm në realizimin e trajnimeve ka pasur edhe eksperti ndërkombëtar Georges Ubbelohde, të cilin organizatorët e falënderuan për profesionalizmin dhe njohuritë e përcjella te pjesëmarrësit.

“Angazhimi dhe përkushtimi juaj përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt ngritjes së standardeve dhe zhvillimit të lidershipit në hotelerinë e Kosovës”, thuhet më tej në urimin e UTK-së drejtuar pjesëmarrësve të certifikuar.

Realizimi i këtij programi është mbështetur edhe nga projekti Matching Skills to Jobs (MSJ), i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i zbatuar nga organizata Swisscontact./Telegrafi/

Lexo edhe

Zhegrova dhe Kolo Muani bëjnë shqiponjën pas golit të katërt të Juventusit ndaj Venecias

Zhegrova dhe Kolo Muani bëjnë shqiponjën pas golit të katërt të Juventusit ndaj Venecias

“Diskutuam çështjet me interes kombëtar”, takohen Edi Rama e Ali Ahmeti

“Diskutuam çështjet me interes kombëtar”, takohen Edi Rama e Ali Ahmeti

Nis akademia përkujtimore për vendosjen e busteve të Skënderbeut, Adem Jasharit e Bogdanit (VIDEO)

Nis akademia përkujtimore për vendosjen e busteve të Skënderbeut, Adem Jasharit e Bogdanit (VIDEO)

Certifikohet gjenerata e parë e profesionistëve të hotelerisë në Kosovë me standarde ndërkombëtare amerikane | Momenti