Cassis mesazh Kosovës pas takimit me Konjufcën: Forcojmë bashkëpunimin, ruajmë stabilitetin por ju integroni të gjitha komunitetet

Ministri i Punëve të Jashtme të Zvicrës dhe kryesuesi i OSBE-së, Ignazio Cassis, ka vizituar sot Kosovën.

Sponsor 3M Express

Në mesin e takimeve zyrtare, Cassis u takua edhe me homologun e tij shqiptar, Glauk Konjufca.

Në konferencën e përbashkët për media, ministri zviceran ka theksuar se rolin dhe bashkëpunimin mes dy shteteve, që ka nisur që para shumë vitesh.

“Unë për herë të parë kam ardhur në Prishtinë si anëtar i Qeverisë së Zvicrës, edhe pse kemi takime që shumë vite, jam i gëzuar që jam sot në Prishtinë. Kosova dhe Zvicra kanë histori të bashkëpunimit, pasi, ne ishim ndër shtetet e para që e kem njohur Kosovën si shtet, pra, në orët e para dhe lidhjet tona janë të fuqishme.

Për këtë arsye, e kemi hapur edhe kufirin, ku nga Kosova kanë ardhur në Zvicër për të jetuar apo punuar shumë shqiptarë, që ne i quajmë “Diaspora e Zvicrës”. Janë diku 150 mijë shqiptarë të Kosovës në Zvicër, që i bie diku 10% e popullësisë, që kanë pasaportë të Kosovës por që veprimtarinë e kryen atje. Ndër shqiptarët, e kemi edhe heroin e fubollit, e po besoj po e dini se për kë e kam fjalën” tha theksuar ministri zviceran.

Po ashtu, Cassis ka përmendur edhe tri pika që për të janë me rëndësi, që duhet të kryhen mes dy shteteve, sidomos pikës së tretë, t’i jepet me rëndësi në Kosovë, shkruan Telegrafi.

“Do doja t’u jepja rëndësi tri pikave me rëndësi, e para është bashkëpunimi ekonomik, sidomos me nisjen e zbatimit nga 1 tetorit të marrëveshjes me EFTA dhe pas vitit 2029, ky bashkëpunim të rritet akoma. Pika e dytë rëndësi ka stabiliteti dhe paqja në rajonin perëndimor, ku Zvicra ka dhënë 3 miliardë euro, si kontribut që ky stabilitet të mbahet sot akoma.

Kurse, pika e tretë, që duhet me u respektuar më shumë janë komunitetet. Për mua, që jam italian, sot flas gjuhën gjermane, për shkak në Zvicrën gjermanfolëse ka shumë shqiptarë që flasin këtë gjuhë.

Prandaj, iu ftojë që t’i integroni më shumë këto komunitete, jo vetëm atë serb, por, gjitha etnitë që jetojnë në Kosovë” përfundoi ministri zviceran.

Nga ana tjetër, Cassic u falënderua nga Konjufca, për gjithë kontributin që Zvicra ka dhënë me vite në Kosovë./Telegrafi/

Lexo edhe

Gërvalla udhëton për në Budva, merr pjesë në Forumin Ministerial BE–Ballkani Perëndimor

Gërvalla udhëton për në Budva, merr pjesë në Forumin Ministerial BE–Ballkani Perëndimor

LEX | Gjykim apo paragjykim? Krejt çka ndodhi në seancën e sotme të rastit “Capat dhe Sekiraqët”

LEX | Gjykim apo paragjykim? Krejt çka ndodhi në seancën e sotme të rastit “Capat dhe Sekiraqët”

Përfundojnë punimet restauruese në ish-konviktin e shkollës historike “Ismail Qemali” në Ferizaj

Përfundojnë punimet restauruese në ish-konviktin e shkollës historike “Ismail Qemali” në Ferizaj

Cassis mesazh Kosovës pas takimit me Konjufcën: Forcojmë bashkëpunimin, ruajmë stabilitetin por ju integroni të gjitha komunitetet | Momenti