Një person është arrestuar në Leposaviq, pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka ngacmuar dhe shqetësuar vazhdimisht ish-bashkëshorten e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 10 tetor, transmeton Klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.




