Burri humb jetën pasi futet në hapësirën e tigrave në një park në Britani të Madhe

Burri humb jetën pasi futet në hapësirën e tigrave në një park në Britani të Madhe

Burri humb jetën pasi futet në hapësirën e tigrave në një park në Britani të Madhe

Një burrë ka vdekur pasi është sulmuar nga një tigër në parkun e kafshëve të egra Yorkshire Wildlife Park, kanë konfirmuar autoritetet policore.

Sponsor 3M Express

Burri është parë duke hyrë në hapësirën ku mbahen tigrat, në parkun pranë Doncasterit, pak para se policia të njoftohej për rastin, në orën 13:35 të së shtunës.

Policia e Yorkshire-it të Jugut bëri të ditur se tigri e sulmoi burrin, i cili vdiq në vendin e ngjarjes. Kafsha nuk pësoi lëndime dhe mbeti brenda hapësirës së saj pas incidentit. Megjithatë, parku u mbyll dhe do të qëndrojë i mbyllur gjatë pjesës së mbetur të fundjavës.

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe dhe deputeti i Doncaster North, Ed Miliband, tha se ishte “thellësisht i pikëlluar” kur mori lajmin për ngjarjen. Ai shprehu “ngushëllimet e tij më të sinqerta dhe mbështetjen për familjen e personit që humbi jetën”.

Miliband shtoi se ishte “shumë mirënjohës ndaj shërbimeve emergjente dhe stafit të parkut që reaguan pas incidentit”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv

Në një deklaratë, Yorkshire Wildlife Park tha: “Mendimet dhe ngushëllimet tona më të sinqerta janë me familjen dhe të dashurit e personit që ka humbur jetën”.

Policia bëri të ditur se zyrtarët po i ofrojnë mbështetje familjes së viktimës.

“Mendimet tona janë me ta në këtë kohë të vështirë”, thuhet në deklaratën e policisë.

Autoritetet shtuan se janë në dijeni të videove që po qarkullojnë në internet dhe u bënë thirrje qytetarëve që të mos i shpërndajnë ato.

Lexo edhe

Aksident i lehtë te Hani i Dilit në Prishtinë, Policia në vendngjarje

Aksident i lehtë te Hani i Dilit në Prishtinë, Policia në vendngjarje

Presidentja Shiroka-Pula merr urime nga Presidenti i Italisë dhe ai i Kroacisë

Presidentja Shiroka-Pula merr urime nga Presidenti i Italisë dhe ai i Kroacisë

Shkencëtarët zbulojnë një sistem të ri pastrimi në sy

Shkencëtarët zbulojnë një sistem të ri pastrimi në sy

Burri humb jetën pasi futet në hapësirën e tigrave në një park në Britani të Madhe | Momenti