“Burrave ua falim gabimet, grave jo” – Debat mes të ftuarve në SOL për skandalin e Adi Hilës (VIDEO)

Skandali i shkaktuar nga kompozitori Adi Hila, u debatua sot me mysafirët e ftuar në hapjen e sezonit të ri të emisionit SOL në Klan Kosova, me autoren Diellza Daka.

Sponsor 3M Express

Lidhur me temën, gazetari nga Shqipëria Gjergj Prenaj, i cili e ka përcjellur nga afër këtë ngjarje tha se ajo se çka ndodh në mediat shqiptare është mendësia patriarkale.

“Mungesa e empatisë është dhe kur ato gra të cilat ishin viktima të atyre videove kanë një familje mbrapa dhe fëmijë prapa. E kemi ende atë mendësi patriarkale ku gruaja prish moralin e familjes dhe burri mund të bëjë çfarë të dojë”, deklaroi ai në Klan Kosova.

Derisa gazetarja dhe analistja Era Berisha, tha se rastet trajtohen ashtu si i konvenon shoqërisë.

“Nëse ndalesh dhe i analizon komentet të cilat janë në rrjetet sociale, shumica i përkasin gjinisë mashkullore. E kemi një video, dy persona duke e kryer një akt të njëjtë. Ne burrave ua falim gabimet derisa grave ua falim ato. Jemi një shoqëri hipokrite”, tha ajo gjatë emisionit në Klan Kosova.

Derisa kritika të ashpra kompozitorit i dha influencerja dhe ish-banorja e BBVK3 Lela Seferi.

“Unë po e shoh që ky person fillimisht për mua ka probleme, sepse një person që e vë shtratin në studio dhe kamera, unë atë person nuk e arsyetoi. Aq më shumë që e ka një grua dhe që është duke bërë dëme në shumë aspekte”, tha influencerja në Klan Kosova.

E ish-Miss Kosova, Besa Çitaku, e konsideron këtë ngjarje pak si të ekzagjeruar.

“Jo që po e quaj unë krejt normale, por që po e bëjnë të madhe se çka kanë bërë. Okay, nuk është në rregull se çka ka ndodhur, por jo me dramatizu më shumë që njerëzit po e bëjnë. Domethënë, me këqyrë pak edhe viktima qysh munden me u ndi e jo veç ka ndodh një skandal edhe me ekzagjeru edhe më shumë”, deklaroi ajo në emisionin SOL në Klan Kosova.

Lexo edhe

Era Istrefi reagon për protestat në Shqipëri: Ndoshta ka ardhur koha për një revolucion

Era Istrefi reagon për protestat në Shqipëri: Ndoshta ka ardhur koha për një revolucion

JD Vance fajëson emigracionin për protestat në Francë

JD Vance fajëson emigracionin për protestat në Francë

LEX | 53 kilogramë marihuanë në Velekincë, Gjykata ua cakton nga një muaj paraburgim Burim Ademit dhe Sadri Halimit

LEX | 53 kilogramë marihuanë në Velekincë, Gjykata ua cakton nga një muaj paraburgim Burim Ademit dhe Sadri Halimit

“Burrave ua falim gabimet, grave jo” – Debat mes të ftuarve në SOL për skandalin e Adi Hilës (VIDEO) | Momenti