“Bleoni s’e ndjek rrugën e vëllaut”, mediat suedeze komentojnë vendimin e Kurtulus për të luajtur për Kosovën

Vendimi i mbrojtësit të Malmos Bleon Kurtulus për të përfaqësuar Kosovën ka shokuar shumëkë, jo vetëm në shtetin tonë, por edhe tek ish-përfaqësuesja e tij Suedia.

Sponsor 3M Express

Kurtulus, lojtar i Malmos është përfshirë në listën e përzgjedhësit Franco Foda për dy ndeshjet e muajit nëntor.

Ai ka luajtur për grupmoshat e reja të Suedisë, së fundmi tek U21, mirëpo tani e tutje do ta përfaqësojë Kosovën në nivelin ndërkombëtar.

Mediat suedeze kanë reaguar për herë të parë lidhur me Kurtulus, duke e përfshirë edhe vëllaun e tij Edvinin, i cili ishte kapiten te Kosova U21 vite më parë, por pastaj e refuzoi ftesën e ekipit A duke zgjedhur Suedinë.

“Vëllau i madh Edvin Kurtulus zgjodhi ta përfaqësojë Suedinë. Tani, i vogli, Bleoni po merr një rrugëtim ndryshe. 19-vjeçari është përzgjedhur nga Kosova për herë të parë dhe mund të debutojë në Ligën e Kombeve ndaj Izraelit dhe Irlandës”, raporton “svenskafans”.

“Ai ka zhvilluar nëntë ndeshje zyrtare për Suedinë në nivelin U21, së fundmi më 4 qershor ndaj Finlandës. Në Ligën e Kombeve, 19-vjeçari mund të debutojë për ekipin A, mirëpo jo tek Suedia. Kurtulus është përzgjedhur nga Kosova”, shton “footballskanalen”.

Kësisoj, afrimi i Kurtulus është një fitore e madhe për Kosovën, duke qenë se talenti i lojtari s’do diskutim. Ai ishte përfshirë vite më parë në listën e “The Guardian” si top talentët që do të dominojnë në Evropë përgjatë dekadës së re, në listë kishte emra si Lamine Yamal, Joan Martinez e Pau Cubarsi./Telegrafi/

Lexo edhe

U largua nga burri dhe nisi jetën me dy djemtë, ai i shkon te dera e banesës në Gjakovë – gruaja thërret Policinë

U largua nga burri dhe nisi jetën me dy djemtë, ai i shkon te dera e banesës në Gjakovë – gruaja thërret Policinë

Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pejës, policia nis hetimet

Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pejës, policia nis hetimet

1.844 gjoba trafiku e 25 arrestime brenda 24 orëve nga policia

1.844 gjoba trafiku e 25 arrestime brenda 24 orëve nga policia