Një zyrtar i Doganës së Kosovës është sulmuar të martën në pikën kufitare në Merdar, në Podujevë, pasi një person dyshohet se e ka goditur me veturë, në momentin kur atij i ishte dhënë urdhri për ndalim dhe kontroll.

Sipas informacioneve të publikuara, personi i dyshuar është Florim Blaku, biznesmen nga Llapi dhe pronar i biznesit “Mobi Shop Lila” në Podujevë.
Ai dyshohet se po transportonte telefona të kontrabanduar, ndërsa pas urdhrit të zyrtarëve doganorë për ndalim, dyshohet se ka goditur me veturë njërin prej tyre.
Si pasojë e incidentit, zyrtari doganor ka pësuar lëndime trupore në gjymtyrë. Sipas informacioneve të deritanishme, gjendja e tij shëndetësore është stabile.
Burimi: Insajderi





