Milot Rashica pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth një muaj pas lëndimit të pësuar në ndeshjen e Kosovës ndaj Austrisë më 4 tetor.
Rashica u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 88-të për shkak të shqetësimeve në kofshë, ndërsa pas rikthimit në klub iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore.
Klubi njoftoi se ekzaminimi i kryer nga stafi mjekësor dhe rezonanca magnetike në spitalin Acibadem Altunizade kanë zbuluar një tërheqje dhe gjakderdhje në pjesën e sipërme të muskulit të kofshës.
“Pas rikthimit në vendin tonë të lojtarit tonë Milot Rashica, i cili nuk mundi ta vazhdonte ndeshjen për shkak të një lëndimi në kofshë të pësuar në minutën e 88-të të ndeshjes së Kombëtares së Kosovës kundër Austrisë më 4 tetor 2026, vlerësimi i kryer nga stafi ynë mjekësor dhe rezonanca magnetike e realizuar në spitalin Acıbadem Altunizade zbuluan një tërheqje dhe gjakderdhje në muskulin e pjesës së sipërme të kofshës. Trajtimi për lojtarin tonë ka nisur nga stafi ynë mjekësor”, thuhet në njoftimin e klubit.
Rashica pritet të mungojë rreth një muaj, duke humbur kështu disa ndeshje me klubin e tij gjatë kësaj periudhe./Telegrafi/




