A do të bëjë dasmë? Leonora Jakupi me përgjigje epike kur pyetet për martesën

A do të bëjë dasmë? Leonora Jakupi me përgjigje epike kur pyetet për martesën
Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ka qenë në mesin e të ftuarve në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës, ku mori vëmendje edhe me paraqitjen e saj elegante. Artistja, e cila ishte po ashtu opinioniste në edicionin e kaluar të BBVK-së, u shfaq e veshur me një fustan të zi, i cili i vinte bukur në […]

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ka qenë në mesin e të ftuarve në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës, ku mori vëmendje edhe me paraqitjen e saj elegante.

Artistja, e cila ishte po ashtu opinioniste në edicionin e kaluar të BBVK-së, u shfaq e veshur me një fustan të zi, i cili i vinte bukur në pah siluetën dhe elegancën e saj.

Leonora, si gjithmonë, u shfaq me stil dhe mori vëmendje me paraqitjen e saj në këtë mbrëmje festive.

Gjatë dasmës, gazetari i “Artistët Shqiptarë” e pyeti Leonorën se kur do ta bëjë dasmën e saj, një pyetje të cilës këngëtarja iu përgjigj me humor dhe pa shumë hezitim.

“A pe sheh sa e lodhshme eshte dasma, s’po ma merr mendja, edhe nëse bëhet duhet me qenë minimaliste”, u përgjigj Leonora.

Përveç, Leonorës, të ftuar ishin emra të shumtë të showbizit, duke përfshirë edhe kolegët e Kushtrimit dhe Aurorës nga reality shou, Big Brother VIP Kosova.

Leonora Jakupi është një prej artisteve më të njohura shqiptare, me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme muzikore.

Ndër vite, ajo ka sjellë projekte të shumta muzikore dhe ka fituar dashurinë e publikut shqiptar.

Lexo edhe

Kelmendi: Sipas burimeve, një seancë është thirrur për në orën 23:00

Kelmendi: Sipas burimeve, një seancë është thirrur për në orën 23:00

Monika Lubonja: Kam dashur dhe besuar dikë – s’kam dhënë pëlqim tё filmohem

Monika Lubonja: Kam dashur dhe besuar dikë – s’kam dhënë pëlqim tё filmohem

Prani e madhe e njësive speciale të Policisë pranë Qeverisë

Prani e madhe e njësive speciale të Policisë pranë Qeverisë

A do të bëjë dasmë? Leonora Jakupi me përgjigje epike kur pyetet për martesën | Momenti