BE-ja kundër ndryshimeve në Ligjin për Specialen

BE-ja kundër ndryshimeve në Ligjin për Specialen

BE-ja kundër ndryshimeve në Ligjin për Specialen

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me mundësinë që Kuvendi i Kosovës të votojë të enjten për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Reagimi i BE-së vjen në kohën kur Komisioni për Legjislacion ka diskutuar sot për hapat e mëtejmë lidhur me këtë ligj, i cili ishte kthyer në Kuvend për rishqyrtim nga presidentja Justina Shiroka-Pula më 22 tetor.

Sponsor 3M Express

Në mbledhjen e Komisionit, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që të votohet për rrëzimin e vetos së presidentes, në mënyrë që ligji të hyjë në fuqi në formën e miratuar më 6 tetor, e më pas të ndryshohet përmes amendamenteve.

Në reagimin e saj, BE-ja ka vlerësuar se ndryshimet e propozuara ngrenë shqetësime serioze lidhur me obligimet ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit.

“BE-ja në Kosovë e merr me shqetësim njoftimin lidhur me votimin e mundshëm nesër në Kuvendin e Kosovës të ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Ndryshimet ngrisin shqetësime serioze lidhur me obligimet ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit, në veçanti pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale dhe llogaridhënien efektive. Ndryshimet gjithashtu ngrisin shqetësime lidhur me kushtetutshmërinë e tyre.

Që nga kthimi i ligjit për rishqyrtim në Kuvendin e Kosovës, jemi angazhuar aktivisht për t’ua përcjellë shqetësimet dhe pritshmëritë tona autoriteteve të Kosovës. Kjo përfshin nevojën për konsultime paraprake përpara çdo miratimi të ligjit, në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovës”, thuhet në reagim.

Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara ishin miratuar në Kuvend më 6 tetor, rreth dy javë pas vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin me gjithsej 81 vjet burgim të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Përmes këtyre ndryshimeve, PDK-ja kishte propozuar që dënimi maksimal të kufizohej në 15 vjet burgim, të mundësohej ankesa ndaj vendimeve të Speciales në Gjykatën Supreme të Kosovës, dënimet të mund të vuhej në Kosovë dhe presidenti të kishte mundësi të jepte amnisti për personat e dënuar nga Dhomat e Specializuara.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Zyra e BE-së në Kosovë shpreh shqetësim për ndryshimet në Ligjin për Specialen

Zyra e BE-së në Kosovë shpreh shqetësim për ndryshimet në Ligjin për Specialen

Kombëtarja e Kosovës vazhdon përgatitjet para duelit ndaj Izraelit, në stërvitje mungoi Ermal Krasniqi

Kombëtarja e Kosovës vazhdon përgatitjet para duelit ndaj Izraelit, në stërvitje mungoi Ermal Krasniqi

E vrau të dashurën dhe fshehu trupin në frigorifer – burri publikonte foto pas krimit

E vrau të dashurën dhe fshehu trupin në frigorifer – burri publikonte foto pas krimit