Zyra e BE-së në Kosovë shpreh shqetësim për ndryshimet në Ligjin për Specialen

Zyra e BE-së në Kosovë shpreh shqetësim për ndryshimet në Ligjin për Specialen

Zyra e BE-së në Kosovë shpreh shqetësim për ndryshimet në Ligjin për Specialen

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me njoftimin për votimin e mundshëm nesër në Kuvendin e Kosovës të ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Ndryshimet ngrenë shqetësime serioze lidhur me obligimet ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit, në veçanti pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale dhe llogaridhënien efektive”, thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Sponsor 3M Express

Sipas saj, ndryshimet gjithashtu ngrenë shqetësime lidhur me kushtetutshmërinë e tyre.

“Që nga kthimi i ligjit për rishqyrtim në Kuvendin e Kosovës, jemi angazhuar aktivisht për t’ua përcjellë shqetësimet dhe pritshmëritë tona autoriteteve të Kosovës. Kjo përfshin nevojën për konsultime paraprake përpara çdo miratimi të ligjit, në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovës”, thuhet tutje në reagim. 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Mrekulli në Brooklyn, gruaja shtatzënë nxirret e gjallë nga rrënojat e ndërtesës së shembur

Mrekulli në Brooklyn, gruaja shtatzënë nxirret e gjallë nga rrënojat e ndërtesës së shembur

Gjykata rrëzon vendimin e Haxhiut për Haxhi Shalën, ia kufizoi mbrojtjen në 1 mijë euro në muaj

Zyra e BE-së në Kosovë shpreh shqetësim për ndryshimet në Ligjin për Specialen | Momenti