Bayern Munichu e trondit Real Madridin me çmimin e kërkuar për Olise

Bayern Munichu e trondit Real Madridin me çmimin e kërkuar për Olise

Bayern Munichu e trondit Real Madridin me çmimin e kërkuar për Olise

Bayern Munich ka vendosur një çmim marramendës për Michael Olisen, duke kërkuar deri në 300 milionë euro për ta lejuar largimin e yllit francez, për të cilin vazhdon të ketë interesim nga Real Madridi.

Sponsor 3M Express

Sipas gazetës spanjolle Diario AS, kampioni gjerman nuk ka ndërmend ta shesë sulmuesin anësor, i cili është shndërruar në njërin prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës që prej transferimit nga Crystal Palace në vitin 2024.

Real Madridi e kishte identifikuar Olisen si një prej objektivave kryesorë gjatë afatit kalimtar të verës, pasi presidenti Florentino Perez e shihte francezin si një përforcim të madh përkrah Kylian Mbappes.

Megjithatë, negociatat mes dy klubeve nuk prodhuan marrëveshje, ndërsa Bayerni tani duket se ka vendosur një qëndrim edhe më të fortë për të ardhmen e tij.

Gjermanët e transferuan Olisen për rreth 53 milionë euro nga Crystal Palace, por tani kërkojnë një shumë shumëfish më të lartë për ta liruar.

Kontrata e 24-vjeçarit me Bayernin është e vlefshme deri në vitin 2029 dhe, sipas raportimeve, ai nuk ka shfaqur dëshirë për të detyruar largimin nga Allianz Arena.

Megjithatë, drejtuesit bavarezë ende nuk kanë arritur ta bindin francezin për të nënshkruar një kontratë të re.

Për këtë situatë ka folur edhe presidenti i nderit të klubit, Uli Hoeness, i cili ka lënë të kuptohet se negociatat për vazhdimin e bashkëpunimit do të zhvillohen në kohën e duhur.

“Do të vijë momenti për të arritur një marrëveshje të re. Ai ka edhe dy vjet kontratë”, deklaroi Hoeness./Telegrafi/

Lexo edhe

Peja dhe qyteti amerikan nisin procedurat për binjakëzim

Peja dhe qyteti amerikan nisin procedurat për binjakëzim

Rama takon Steinmeierin: Miqësia me Gjermaninë do të forcohet

Rama takon Steinmeierin: Miqësia me Gjermaninë do të forcohet

Rama takon presidentin gjerman, vlerëson mbështetjen e Berlinit për Kosovën

Rama takon presidentin gjerman, vlerëson mbështetjen e Berlinit për Kosovën