Bayern Munich optimist për rinovimin me Harry Kane, bisedimet po ecin mirë

Bayern Munich optimist për rinovimin me Harry Kane, bisedimet po ecin mirë

Bayern Munich optimist për rinovimin me Harry Kane, bisedimet po ecin mirë

Bayern Munich është gjithnjë e më optimist se do të arrijë marrëveshje me Harry Kane për vazhdimin e bashkëpunimit përtej kontratës aktuale, raporton “Sky Sport Deutschland”.

Sponsor 3M Express

Bisedimet mes klubit bavarez dhe sulmuesit anglez për një kontratë të re po ecin në drejtimin e duhur, ndërsa drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, ka konfirmuar se të dyja palët janë optimiste për arritjen e një marrëveshjeje.

Megjithatë, deri më tani nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare, pasi Kane ende nuk e ka dhënë miratimin e tij të fundit.

Bayern Munich synon ta sigurojë të ardhmen e kapitenit të Kombëtares së Anglisë, i cili është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës që prej transferimit nga Tottenham Hotspur.

Sulmuesi anglez ka pasur rol kyç në ekipin bavarez, ndërsa drejtuesit e klubit dëshirojnë ta mbajnë atë në Mynih edhe pas përfundimit të kontratës aktuale.

Tashmë, gjithçka varet nga përfundimi i negociatave dhe vendimi përfundimtar i Kane, për të parë nëse palët do të arrijnë marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bayern Munich optimist për rinovimin me Harry Kane, bisedimet po ecin mirë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Skenderaj: E bëri gruan për spital, arrestohet i dyshuari

Skenderaj: E bëri gruan për spital, arrestohet i dyshuari

Lëkundje të lehta të tokës në Maqedoninë e Veriut, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta të tokës në Maqedoninë e Veriut, ja ku ishte epiqendra

Raphinha: Isha gati të largohesha, ardhja e Flickut ndryshoi gjithçka

Raphinha: Isha gati të largohesha, ardhja e Flickut ndryshoi gjithçka

Bayern Munich optimist për rinovimin me Harry Kane, bisedimet po ecin mirë | Momenti