Trumpi përqesh emrin Muhamed në tubimin elektoral

Trumpi përqesh emrin Muhamed në tubimin elektoral

Trumpi përqesh emrin Muhamed në tubimin elektoral

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë shaka me përhapjen e emrit Muhamed në mesin e myslimanëve, gjatë një fjalimi elektoral të premten në Dalton, teksa kritikonte presidencën e Iranit.

“Nëse keni dyshime për emrin e dikujt nga Lindja e Mesme, thjesht thojini ‘Muhamed’”, u tha Trumpi të pranishmëve. “Keni rreth 65 për qind gjasa t’ia qëlloni. ‘Përshëndetje, Muhamed’. Këtë e bëj prej vitesh dhe nuk kam gabuar asnjëherë”, tha ai.

Sponsor 3M Express

Emri Muhamed është ndër emrat më të përhapur të meshkujve në mesin e myslimanëve, të cilët shpesh ua vënë djemve emrin e profetit Muhamed, raportoi Reuters.

Gjatë fjalimit, Trumpi deklaroi gjithashtu se “Irani është i vetmi vend ku askush nuk dëshiron të bëhet president”. Më pas, ai u shtir sikur po pyeste disa persona me emrin Muhamed nëse do të dëshironin ta merrnin këtë post.

Sipas raportimit, të pranishmit në tubim reaguan me heshtje ndaj shakasë së presidentit amerikan.

Trumpi është kritikuar vazhdimisht nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe organizatat që përfaqësojnë myslimanët për deklaratat e tij, të cilat, sipas tyre, përqeshin dhe demonizojnë myslimanët, emigrantët dhe pakicat etnike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trumpi përqesh emrin Muhamed në tubimin elektoral appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Prokuroria në Gjilan kërkon paraburgim për dy të dyshuar për trafikim droge

Prokuroria në Gjilan kërkon paraburgim për dy të dyshuar për trafikim droge

Aeroporti i Tiranës mohon ndërprerjen e fluturimeve: Operojmë me kapacitet të plotë

Aeroporti i Tiranës mohon ndërprerjen e fluturimeve: Operojmë me kapacitet të plotë

Trumpi përqesh emrin Muhamed në tubimin elektoral | Momenti