Bajrami ia rikujton Kurtit premtimin e vitit 2023: Autostrada Prishtinë-Gjilan ende e papërfunduar

Bajrami ia rikujton Kurtit premtimin e vitit 2023: Autostrada Prishtinë-Gjilan ende e papërfunduar

Bajrami ia rikujton Kurtit premtimin e vitit 2023: Autostrada Prishtinë-Gjilan ende e papërfunduar

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mos përfundimin e Autostradës Prishtinë-Gjilan, duke rikujtuar një premtim të tij të bërë në korrik të vitit 2023.

Në një postim në Facebook, Bajrami ka publikuar deklaratën e atëhershme të Kurtit, në të cilën ai kishte thënë se autostrada do të hapej brenda vitit 2023.

Sponsor 3M Express

“Autostrada Prishtinë—Gjilan po bëhet. Ajo hapet këtë vit. Urime!”, kishte shkruar Kurti në korrik të vitit 2023.

Në atë postim, Kurti kishte bërë të ditur se mbi 70 për qind e punimeve kishin përfunduar, ndërsa kishte përmendur vizitat në tri llote të projektit, me gjatësi prej 4.8, 2.5 dhe 2.2 kilometrash. Ai kishte theksuar se segmenti prej 22.8 kilometrash do të shtrihej nga Banulla e Lipjanit deri në Bresalc të Gjilanit.

Bajrami ka theksuar se nga publikimi i këtij premtimi kanë kaluar tre vjet, dy muaj e 29 ditë, ndërsa autostrada, ende nuk është përfunduar.

“3 vjet, 2 muaj e 29 ditë nga ky premtim i Albin Kurtit!

21 mijë veta e kanë pëlqy, 2,500 kanë komentu, ndërsa mbi gjysmë milioni e kanë parë këtë postim.

Jemi në tetor të vitit 2026, e autostrada ende nuk është përfunduar!
Ka ardhë koha që Kurti me dalë me një datë tjetër, me e shpallë edhe një herë si lajm të madh e me i marrë edhe disa dhjetëra mijëra pëlqime nga militantët.

Politikanët që nuk i mbajnë premtimet duhet me dhënë llogari, jo me marrë vota e duartrokitje.

Me kërku përgjegjësi nga politikanët nuk është turp, është vetëdije e lartë shoqërore, është
kontribut për të ardhmën e fëmijëve tanë.

Bëjeni!”, ka shkruar Bajrami.

 

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Rin Ahmeti fiton çmimin ‘Ylli i Javës’

Rin Ahmeti fiton çmimin ‘Ylli i Javës’

Aktakuzë ndaj 12 personave për krim të organizuar, mashtrim e shmangie nga tatimi, dëmi mbi 4.6 milionë euro

Aktakuzë ndaj 12 personave për krim të organizuar, mashtrim e shmangie nga tatimi, dëmi mbi 4.6 milionë euro

Kamberi: Bashkimi i shqiptarëve, përgjigje politike ndaj pushtetit të Vuçiqit

Kamberi: Bashkimi i shqiptarëve, përgjigje politike ndaj pushtetit të Vuçiqit

Bajrami ia rikujton Kurtit premtimin e vitit 2023: Autostrada Prishtinë-Gjilan ende e papërfunduar | Momenti