Gruda i kundërpërgjigjet Trendafilovës: Gjykata nuk mund të zgjedhë cilin ligj do ta zbatojë

Gruda i kundërpërgjigjet Trendafilovës: Gjykata nuk mund të zgjedhë cilin ligj do ta zbatojë

Gruda i kundërpërgjigjet Trendafilovës: Gjykata nuk mund të zgjedhë cilin ligj do ta zbatojë

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda i është kundërpërgjigjur kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova duke theksuar se Gjykata Speciale nuk mund të zgjedhë se cilin ligj do ta zbatojë, duke nënvizuar ndarjen e kompetencave ndërmjet Kuvendit dhe gjyqësorit.

Përmes një postimi në Facebook, Gruda ka deklaruar se askush nuk mund t’i diktojë Gjykatës mënyrën e interpretimit të ligjit, por ajo është e obliguar të zbatojë ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës.

Sponsor 3M Express

“E vërtetë që askush nuk mund t’ia diktojë gjykatës se si ta interpretojë ligjin. Por gjykata nuk mund të zgjedhë cilin ligj do ta zbatojë”, ka shkruar Gruda.

Ai ka theksuar se Kuvendi është institucioni që miraton ligjet, ndërsa Gjykata ka përgjegjësinë t’i interpretojë dhe t’i zbatojë ato.

“Ligjet i miraton Kuvendi, ndërsa gjykata i interpreton dhe i zbaton. Prandaj, sapo ligji i ri për Gjykatën Speciale të hyjë në fuqi, Gjykata duhet ta zbatojë”.

Ankohet pak Trendafilova, thotë se Specialja nuk ndikohet nga politika

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

OVL e UÇK-së kritikon Trendafilovën: Është arrogancë t’i mbash leksione Kuvendit për sundimin e ligjit

OVL e UÇK-së kritikon Trendafilovën: Është arrogancë t’i mbash leksione Kuvendit për sundimin e ligjit

Mund të dëgjohen shpërthime dhe zhurma ushtarake në Harilaq, FSK-ja paralajmëron ushtrimet për këto data

Mund të dëgjohen shpërthime dhe zhurma ushtarake në Harilaq, FSK-ja paralajmëron ushtrimet për këto data

UBT organizon Konferencën më të madhe shkencore për Mjekësinë Sportive, me pjesëmarrjen e profesionistëve botërorë

UBT organizon Konferencën më të madhe shkencore për Mjekësinë Sportive, me pjesëmarrjen e profesionistëve botërorë

Gruda i kundërpërgjigjet Trendafilovës: Gjykata nuk mund të zgjedhë cilin ligj do ta zbatojë | Momenti