Bajraktari kërkon që selia e Gjykatës Speciale të kthehet në Kosovë

Bajraktari kërkon që selia e Gjykatës Speciale të kthehet në Kosovë

Bajraktari kërkon që selia e Gjykatës Speciale të kthehet në Kosovë

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se Kosova duhet ta shfrytëzojë nismën e re legjislative për Ligjin për Dhomat e Specializuara për të kërkuar kthimin e selisë së Gjykatës Speciale në Kosovë.

Sponsor 3M Express

Në një reagim të tij, Bajraktari ka thënë se kjo çështje duhet të jetë synimi kryesor i negociatave me Bashkimin Evropian dhe vendet që financojnë Gjykatën.

Sipas tij, kthimi i selisë në Kosovë nuk do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën, pasi amendamenti përkatës kushtetues parasheh mundësi alternative për vendndodhjen e saj.

Bajraktari ka argumentuar se arsyeja kryesore për vendosjen e selisë jashtë Kosovës, e lidhur me rrezikun e ndikimit dhe frikësimit të dëshmitarëve, tashmë ka humbur peshën që kishte në fazën fillestare të procesit.

Ai ka thënë se gjatë negociatave duhet të trajtohen edhe parregullsitë dhe shkeljet e pretenduara gjatë procesit, të cilat, sipas tij, janë evidentuar edhe nga ekspertë dhe organizata ndërkombëtare.

Po ashtu, Bajraktari ka përmendur mungesën e një mekanizmi mbikëqyrës për Gjykatën, si dhe nevojën që Kosova të dëshmojë gatishmëri për të marrë përgjegjësi institucionale dhe financiare për funksionimin e saj.

“Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi për të rihapur debatin mbi selinë, përgjegjësinë institucionale dhe raportin e saj me Dhomat e Specializuara, duke e trajtuar këtë çështje përmes një procesi serioz, të argumentuar dhe negociues”, ka shkruar Bajraktari.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

“Nuk e shohin se s’ka rrymë”, Rama ironizon qytetarin që e kritikoi për mbeturinat

“Nuk e shohin se s’ka rrymë”, Rama ironizon qytetarin që e kritikoi për mbeturinat

Shefi i Krimeve Ekonomike në Polici kalon në Njësinë e Inspektimeve

Shefi i Krimeve Ekonomike në Polici kalon në Njësinë e Inspektimeve

Pochettino debuton te Manchester United, përballja e parë është kundër Liverpoolit

Pochettino debuton te Manchester United, përballja e parë është kundër Liverpoolit