Babai i Gigi dhe Bella Hadid fejohet me një modele 36 vjet më të re se ai

Babai i Gigi dhe Bella Hadid fejohet me një modele 36 vjet më të re se ai

Babai i Gigi dhe Bella Hadid fejohet me një modele 36 vjet më të re se ai

Biznesmeni Mohamed Hadid, babai i supermodeleve të njohura Gigi dhe Bella Hadid, është fejuar në moshën 79-vjeçare me partneren e tij, Keni Silva, e cila është më shumë se tri dekada më e re se ai.

Sponsor 3M Express

Çifti e bëri publik lajmin e gëzueshëm gjatë ballos së parë të revistës “Vogue Arabia”, e mbajtur më 13 nëntor në Dubai.

Hadid i propozoi martesë partneres së tij në restorantin e njohur “The Polo Lounge” në Los Angeles. Propozimi ishte një surprizë për Silvan, e cila më vonë tregoi për “Vogue Arabia” se kishte menduar se po shkonin për të festuar një sukses të saj profesional.

“Dashuria nuk ka afat skadimi, ashtu siç nuk kanë as ëndrrat tona. Gjithmonë mund të fillosh nga e para, të gjesh sërish dashurinë dhe ta përjetosh përrallën tënde”, u shpreh Silva.

Ajo shtoi se përmes fejesës së tyre dëshirojnë të përcjellin edhe një mesazh për gratë që kanë kaluar nëpër një divorc.

“Kjo nuk është vetëm festë e fejesës sonë. Duam t’u kujtojmë grave se historia e tyre nuk përfundon me një divorc”, tha ajo.

Edhe Mohamed Hadid nuk i fshehu ndjenjat për partneren e tij, duke treguar se çfarë e tërheq më shumë tek ajo.

Foto: Profimedia

“Te Keni më pëlqen thjeshtësia e saj, dashuria për jetën dhe për fëmijët. Mendoj se rashë në dashuri me të pothuajse menjëherë, sapo e njoha më mirë dhe kuptova se sa e bukur është, jo vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda”, u shpreh biznesmeni.

Nga ana tjetër, Silva tregoi se vlerëson veçanërisht mirësinë, pasionin dhe bujarinë e të fejuarit, por mbi të gjitha faktin se ai arrin gjithmonë ta bëjë të qeshë.

Ajo theksoi se Hadid i mbështet ambiciet e saj, e inkurajon të realizojë ëndrrat dhe i jep lirinë për të qenë vetvetja, në vend që ta kufizojë.

Megjithatë, çifti ka bërë të ditur se nuk kanë ndërmend të nxitojnë me organizimin e dasmës.

Keni Silva, 43 vjeçe, është modele me origjinë ruse, autore dhe këshilltare e certifikuar për personat që po kalojnë nëpër procesin e divorcit.

Ajo është e njohur edhe për pjesëmarrjen në reality show-n “The Real Housewives of Orange County”.

Nga martesa e saj e mëparshme, me një burrë 30 vjet më të madh në moshë, Silva ka dy fëmijë: vajzën Alexis, 18 vjeçe, dhe djalin Joshua, 14 vjeç.

Për lidhjen e saj me Mohamed Hadidin filloi të shkruhej në vitin 2023, ndërsa diferenca e konsiderueshme në moshë mes tyre shpesh ka tërhequr vëmendjen e mediave.

Më herët, në një intervistë për “Daily Mail”, Silva kishte komentuar edhe kritikat që kishte marrë për shkak të diferencës në moshë mes saj dhe partnerit.

“Për mua, dashuria nuk ka të bëjë me moshën. Mosha është thjesht një numër. Në shpirt ndihem e re. Kujt i intereson?”, ishte shprehur ajo.

Foto: Profimedia

Për Mohamed Hadidin, kjo do të jetë martesa e tretë.

Ai ishte i martuar me Mary Butler nga viti 1979 deri në vitin 1992. Nga kjo martesë kanë dy vajza, Marielle dhe Alana.

Në vitin 1994, ai u martua me ish-modelen Yolanda Hadid. Gjatë martesës së tyre, e cila zgjati deri në vitin 2000, ata u bënë prindër të tre fëmijëve: supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid, si dhe djalit Anwar.

Ndërkohë, nga një lidhje e shkurtër me Terri Hatfield Dull, biznesmeni ka edhe një vajzë tjetër, Aydan.

Para se të niste lidhjen me Keni Silvan, Hadid kishte qenë i fejuar me modelen dhe yllin televiziv Shiva Safai, por marrëdhënia e tyre përfundoi në vitin 2019. /Telegrafi/

Lexo edhe

Shqipe Selimi pas dënimit të Thaçit dhe të tjerëve: Duhet të vazhdojmë të luftojmë për drejtësi

Shqipe Selimi pas dënimit të Thaçit dhe të tjerëve: Duhet të vazhdojmë të luftojmë për drejtësi

Rama: Me Kurtin kemi diskutuar për përfshirjen e Japonisë në projektin e hekurudhës Prishtinë-Durrës

Rama: Me Kurtin kemi diskutuar për përfshirjen e Japonisë në projektin e hekurudhës Prishtinë-Durrës

OKB-ja alarmon për vdekje të tjera nga hipotermia në Gaza: Kërkohen urgjent strehimore dhe ndihma para dimrit

OKB-ja alarmon për vdekje të tjera nga hipotermia në Gaza: Kërkohen urgjent strehimore dhe ndihma para dimrit