Autoritetet franceze përpiqen të gjejnë zgjidhje për dhunën që ka kapluar vendin

Autoritetet franceze përpiqen të gjejnë zgjidhje për dhunën që ka kapluar vendin

Autoritetet franceze përpiqen të gjejnë zgjidhje për dhunën që ka kapluar vendin

Qeveria franceze, si dhe entitetet e ndryshme politike, janë duke zhvilluar takime dhe bisedime emergjente në tentim t’i përgjigjen krizës së shkaktuar nga dita më e dhunshme, deri më tani, e protestave masive që kanë mbërthyer vendin.

Takimet vijnë një ditë pasi që policia arrestoi më shumë se 2.000 persona për pjesëmarrje në protesta gjatë së cilave u dogjën dhe shkatërruan ndërtesa publike, objekte historike si dhe prona të ndryshme private, përfshirë dyqane dhe vetura.

Sponsor 3M Express

Përfaqësues të partive të ndryshme kanë bërë thirrje për dorëheqjen e ministrit të brendshëm, Laurent Nuñez, duke thënë se forcat e sigurisë duket të mos kenë qenë të gatshme për nivelin e dhunës që shpërtheu të shtunën, gjatë së cilës u shkaktuan miliarda euro dëme nga ana e protestuesve.

Ndërkohë zyrtar të ndryshëm janë paraqitur në media duke thënë se incidentet e së shtunës nuk kanë qenë pjesë e protestave qytetare por incidente të planifikuara dhe të nxitura nga entitete të jashtme.

Edhe pronarët e dyqaneve dhe bizneseve të dëmtuara deklaruan se ngjarjet nuk kishin të bëjnë me protesta paqësore por me grupe të organizuara të plaçkitësve të cilat po e përdorin kaosin për të kryer veprime ilegale. Disa prej mediumeve franceze kanë fajësuar partitë e së majtës ekstreme përderisa të tjerat fajësuan migrantët dhe politikat “e buta” të qeverisë së tanishme për dhunën e pandalur në vend.

Njëkohësisht ka raporte se qeveria në Paris është duke shqyrtuar mundësitë e shpalljes së gjendjes emergjente në vend për të ndaluar dhunën e mëtejme.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Gjermania planifikon përgjysmimin e kuotës për punëtorët nga Kosova, nga 2027 mundësitë më të kufizuara

Gjermania planifikon përgjysmimin e kuotës për punëtorët nga Kosova, nga 2027 mundësitë më të kufizuara

Haxhiu: Disa media e shtrembëruan përgjigjen time për protestat në Shqipëri

Haxhiu: Disa media e shtrembëruan përgjigjen time për protestat në Shqipëri

Manchester City rrezikon rënien nga Premier League, zbulohet sanksioni i mundshëm për 115 akuzat

Manchester City rrezikon rënien nga Premier League, zbulohet sanksioni i mundshëm për 115 akuzat

Autoritetet franceze përpiqen të gjejnë zgjidhje për dhunën që ka kapluar vendin | Momenti