Atletico Madridi nuk heq dorë nga Leon Avdullahu, planifikon transferimin e kosovarit

Atletico Madridi nuk heq dorë nga Leon Avdullahu, planifikon transferimin e kosovarit

Atletico Madridi nuk heq dorë nga Leon Avdullahu, planifikon transferimin e kosovarit

E ardhmja e Leon Avdullahut mund të marrë një drejtim të ri, pasi interesimi për mesfushorin e Përfaqësueses së Kosovës po vjen nga një prej klubeve të mëdha të futbollit spanjoll.

Sponsor 3M Express

Bëhet fjalë për Atletico Madridin, që sipas mediumit gjerman “Fussballtransfers”, e ka vendosur futbollistin kosovar në listën e objektivave për sezonin e ardhshëm.

Trajneri Diego Simeone po kërkon përforcime në mesfushë dhe Avdullahu shihet si një profil që i përshtatet kërkesave të tij, falë aftësive në organizimin e lojës dhe sigurisë në aspektin defensiv.

Interesimi i klubit madrilen për 22-vjeçarin nuk është i ri. Atletico kishte tentuar ta transferonte atë edhe gjatë verës së kaluar, por Hoffenheimi kishte refuzuar largimin e tij, duke këmbëngulur që ta mbante të paktën edhe për një sezon.

Avdullahu është shndërruar në një prej futbollistëve kryesorë të skuadrës gjermane, ku u transferua në vitin 2025 nga Baseli për tetë milionë euro.

Në edicionin e tij të parë, mesfushori pati rol të rëndësishëm në paraqitjet e Hoffenheimit, ndërsa deri më tani ka regjistruar 48 ndeshje zyrtare me këtë klub, me një gol dhe një asistim.

Pavarësisht interesimit të Atletico Madridit, transferimi nuk pritet të jetë i lehtë, pasi Avdullahu ka kontratë me Hoffenheimin deri në vitin 2031.

Ndërkohë, sipas raportimit të mediumit gjerman, në listën e alternativave të klubit spanjoll janë edhe Stefan Dzodic i Almerias dhe Mikel Merino i Arsenalit.

Në rast të një transferimi të mundshëm, Avdullahu do të bënte një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke kaluar nga Bundesliga në një prej klubeve më të njohura të futbollit spanjoll.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Të shtëna në Skivjan të Gjakovës, policia tregon çka gjeti në vendin e ngjarjes

Të shtëna në Skivjan të Gjakovës, policia tregon çka gjeti në vendin e ngjarjes

Kosova kritikohet edhe për të drejtat e komunitetit LGBTIQ+ në raportin e BE-së

Kosova kritikohet edhe për të drejtat e komunitetit LGBTIQ+ në raportin e BE-së

Ranillugu nis përgatitjet për Planin e ri Zhvillimor Komunal

Ranillugu nis përgatitjet për Planin e ri Zhvillimor Komunal

Atletico Madridi nuk heq dorë nga Leon Avdullahu, planifikon transferimin e kosovarit | Momenti