Arsenal fiton në `Anfield` pas një kohe të gjatë dhe kthehet në krye të tabelës

Arsenal fiton në `Anfield` pas një kohe të gjatë dhe kthehet në krye të tabelës

Arsenal fiton në `Anfield` pas një kohe të gjatë dhe kthehet në krye të tabelës

Skuadra e Mikel Arteta ka zhvilluar një ndeshje të kujdesshme dhe ka arritur ta ruajë epërsinë deri në fund, pavarësisht presionit të madh të vendasve.

Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar Kai Havertz, i cili ka përfituar nga një asistim i saktë i Declan Rice për ta dërguar topin në rrjetë.

Sponsor 3M Express

Pas golit, Liverpool ka tentuar të reagojë dhe ka krijuar disa raste të mira shënimi. Florian Wirtz e ka goditur traversën nga gjuajtja e lirë, ndërsa Alexis Mac Allister ka humbur një mundësi të mirë me kokë.

Në pjesën e dytë, Alexander Isak ka pasur rast për ta barazuar rezultatin, por goditja e tij ka përfunduar mbi portë. Në anën tjetër, portieri Alisson ka bërë një pritje të shkëlqyeshme ndaj goditjes së Christos Tzolis.

Arsenal ka arritur ta menaxhojë epërsinë deri në fund dhe ka regjistruar një fitore të rëndësishme në garën për titullin.

Me këtë triumf, Arsenali është rikthyer në krye të tabelës. Kjo ka qenë fitorja e shtatëmbëdhjetë në njëzet ndeshjet e fundit kampionale për skuadrën londineze.

Gjithashtu, Arsenal e ka regjistruar fitoren e 300-të si mysafir në historinë e Premier League, duke u bërë skuadra e dytë që arrin këtë shifër, pas Manchester United.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Ukraina godet rafinerinë ruse të Lukoil-it, publikohen pamjet nga sulmi

Ukraina godet rafinerinë ruse të Lukoil-it, publikohen pamjet nga sulmi

AKI dhe Arkin Jahiji nisin festën në Komunën e Bërvenicës

AKI dhe Arkin Jahiji nisin festën në Komunën e Bërvenicës

Kolona në hyrje të QKUK-së, qytetarët kërkojnë zgjidhje | Video

Kolona në hyrje të QKUK-së, qytetarët kërkojnë zgjidhje | Video

Arsenal fiton në `Anfield` pas një kohe të gjatë dhe kthehet në krye të tabelës | Momenti