Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd.

Sponsor 3M Express

Ai dyshohet se i ka shkaktuar humbje në vlerë prej dhjetëra milionë dinarësh ndërmarrjes publike “Beogradske elektrane” (Centralet Energjetike të Beogradit) gjatë kohës që shërbente si drejtor i saj, transmeton Telegrafi.

Basta dyshohet se ka autorizuar dhurime të pambështetura për klube të ndryshme sportive, përfshirë klube më të vogla futbolli dhe basketbolli, si dhe një klub të sporteve me kuaj.

Pjesëtarë të Shërbimit Kundër Korrupsionit aktualisht po kryejnë arrestime dhe po kontrollojnë ambiente të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Në paraburgim po merren edhe disa persona të tjerë që lidhen me Bastën.

Rade Basta ka shërbyer si ministër i Ekonomisë nga tetori i vitit 2022 deri në vitin 2023, kur u shkarkua nga detyra.

Ai u largua nga posti pasi i bëri thirrje Qeverisë që “të deklarohet urgjentisht lidhur me vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse, për shkak të agresionit të saj kundër Ukrainës”. Më pas, ai themeloi lëvizjen “Rruga Evropiane”.

Ai ishte emëruar ministër ndërsa ishte anëtar i partisë “Serbia e Bashkuar” (Jedinstvena Srbija); kjo parti më pas kërkoi largimin e tij nga të gjitha postet partiake dhe publike për të cilat e kishte propozuar, duke iu referuar deklaratave të tij lidhur me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. /Telegrafi/

Lexo edhe

SINJALI 24 | Pesë të arrestuar për pengmarrje, dy të plagosur nga kallashnikovi dhe gjashtë raste të dhunës në familje – çfarë ndodhi në 24 orët e fundit?

SINJALI 24 | Pesë të arrestuar për pengmarrje, dy të plagosur nga kallashnikovi dhe gjashtë raste të dhunës në familje – çfarë ndodhi në 24 orët e fundit?

Pesë shtetas turq arrestohen në Prizren, dyshohet se sulmuan me thikë një person dhe e mbajtën 12 orë në një objekt

Pesë shtetas turq arrestohen në Prizren, dyshohet se sulmuan me thikë një person dhe e mbajtën 12 orë në një objekt

Ismaili e kreu i BERZH-it për Evropën Juglindore diskutojnë reformat financiare

Ismaili e kreu i BERZH-it për Evropën Juglindore diskutojnë reformat financiare

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta | Momenti