Arrestohet i dyshuari për plagosjen me armë zjarri në Suharekë

Arrestohet i dyshuari për plagosjen me armë zjarri në Suharekë

Arrestohet i dyshuari për plagosjen me armë zjarri në Suharekë

Është arrestuar i dyshuari për rastin e të shtënave me armë zjarri që ndodhi sot në Suharekë, ku një person mbeti fillimisht i plagosur rëndë dhe më pas ndërroi jetë.

Sponsor 3M Express

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se i dyshuari, që ishte larguar nga vendi i ngjarjes pas incidentit, tashmë është arrestuar.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti është raportuar më 18 nëntor 2026, rreth orës 12:20, në qytetin e Suharekës, ku një person i panjohur kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.

Si pasojë e të shtënave, viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe në gjendje të rëndë ishte transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencë, por më vonë nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Pas rastit, i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia kishte nisur veprimet për identifikimin dhe kapjen e tij.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet përkatëse, ndërsa hetuesit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për mbledhjen e provave dhe dëshmive që ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. /Telegrafi/

Lexo edhe

Arrestohet 60-vjeçari i dyshuar për vrasjen në Suharekë

Arrestohet 60-vjeçari i dyshuar për vrasjen në Suharekë

Vdes personi që u plagos në Suharekë

Vdes personi që u plagos në Suharekë

Real Madridi merr vendimin për Arda Gulerin, turku vazhdon kontratën deri në vitin 2032

Real Madridi merr vendimin për Arda Gulerin, turku vazhdon kontratën deri në vitin 2032