Arrestohen tre persona pas protestës në Tiranë, 18 procedohen penalisht

Arrestohen tre persona pas protestës në Tiranë, 18 procedohen penalisht

Arrestohen tre persona pas protestës në Tiranë, 18 procedohen penalisht

Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, njëri nga të arrestuarit, 33-vjeçar, dyshohet se ka dëmtuar trafikndarëset dhe ka thyer stendat e reklamave në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Një tjetër, 23-vjeçar, është arrestuar pasi, gjatë shoqërimit në komisariat, ka goditur një punonjës policie për shkak të detyrës.

Sponsor 3M Express

Ndërkaq, është arrestuar edhe një 15-vjeçar, i dyshuar për disa vepra penale, përfshirë organizimin dhe pjesëmarrjen në grumbullime e manifestime të paligjshme, prishjen e rendit dhe qetësisë publike, pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit dhe shkatërrimin e pronës.

Policia ka bërë të ditur se gjatë protestës janë vendosur edhe 44 masa administrative, dy prej të cilave në vlerë prej 500 mijë lekësh.

Sipas njoftimit, veprimet hetimore po vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë, për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Turqia dhe Katari bashkojnë forcat ushtarake, marrëveshja parasheh mbrojtje të përbashkët në rast sulmi

Turqia dhe Katari bashkojnë forcat ushtarake, marrëveshja parasheh mbrojtje të përbashkët në rast sulmi

Dy oferta të refuzuara, Fernandes ende nuk vendos për të ardhmen

Dy oferta të refuzuara, Fernandes ende nuk vendos për të ardhmen

Zelensky: SHBA-ja ka propozuar që Ukraina të heqë dorë nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

Zelensky: SHBA-ja ka propozuar që Ukraina të heqë dorë nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO