Arion Kurtaj hakeri që vodhi pamjet e GTA 6, dënohet me shtatë vjet burgim

Arion Kurtaj hakeri që vodhi pamjet e GTA 6, dënohet me shtatë vjet burgim

Arion Kurtaj hakeri që vodhi pamjet e GTA 6, dënohet me shtatë vjet burgim

Kurtaj kishte arritur të vidhte 90 video nga loja GTA 6, të cilat më pas i kishte publikuar në internet. Në vitin 2022, ai kishte tentuar edhe ta shantazhonte kompaninë Rockstar Games, raporton BBC.

Përveç kësaj, 21-vjeçari kishte kryer sulme kibernetike ndaj disa kompanive dhe individëve të tjerë.

Sponsor 3M Express

Megjithëse u dënua me shtatë vjet burgim, Kurtaj u lirua me kusht po atë ditë. Gjykatësi vlerësoi se koha e kaluar në një spital të sigurisë së lartë dhe më pas në burg ishte e mjaftueshme.

Kurtaj ishte deklaruar fajtor për veprat penale për të cilat akuzohej.

Arion Kurtaj, shtetasi britanik, me prejardhje shqiptare, i lindur më 19 maj 2005, i cili që në moshën 16–17-vjeçare u përfshi në sulme të shumta kibernetike ndaj kompanive të mëdha ndërkombëtare.

Ai, thuhet se ishte pjesë e grupit të njohur të hakerëve Lapsus$ dhe në nëntor të vitit 2026, në moshën 21-vjeçare, u deklarua fajtor për disa vepra penale që lidhen me këto sulme.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Një nga sekuestrimet më të mëdha në historinë e Londrës, zbulohen 893 kilogramë kokainë

Një nga sekuestrimet më të mëdha në historinë e Londrës, zbulohen 893 kilogramë kokainë

Kafja në Zvicër po shtrenjtohet, një filxhan kushton mesatarisht deri në 5.46 franga

Kafja në Zvicër po shtrenjtohet, një filxhan kushton mesatarisht deri në 5.46 franga

Polici harron armën zyrtare në pompën e derivateve, një person e merr atë

Polici harron armën zyrtare në pompën e derivateve, një person e merr atë