Familja e këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi, ka bërë të ditur se do të organizojë një mbrëmje përkujtimore në nder të tij, ku do të kujtohet jeta dhe vepra artistike e artistit.

Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, familja Kasapi ka ftuar të gjithë ata që e kanë njohur dhe vlerësuar këngëtarin që t’u bashkohen në këtë organizim.
Sipas njoftimit, përkujtimi do të mbahet të dielën, më 29 nëntor, duke filluar nga ora 18:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë.
“Ju njoftojmë se të dielën, më 29 Nëntor, në orën 18.00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë, e përkujtojmë Shpatin dhe veprën e tij artistike”, thuhet në njoftimin e familjes.
Ky organizim vjen në shenjë kujtimi për artistin, i cili ndërroi jetë më 26 nëntor 2025, në moshën 40-vjeçare, duke lënë pas një karrierë muzikore dhe shumë këngë të dashura për publikun.
Sipas raportimeve ai kishte pësuar një arrest kardiak, ndonëse ndodhej asokohe në Itali.
I njëjti ka lënë pas bashkëshorten Selvijen dhe djalin e tyre, Roel. /Telegrafi/



