Arabia Saudite e “kërcënon” Evropën, i synon deri në 14 të huaj për skuadër

Arabia Saudite e “kërcënon” Evropën, i synon deri në 14 të huaj për skuadër

Arabia Saudite e “kërcënon” Evropën, i synon deri në 14 të huaj për skuadër

Arabia Saudite po e përgatit një tjetër lëvizje të madhe për ta fuqizuar kampionatin e saj dhe për të tërhequr edhe më shumë futbollistë nga Evropa.

Sponsor 3M Express

Propozimi i ri parasheh rritjen e kuotës së lojtarëve të huaj nga 10 në 14 për çdo skuadër.

Plani, i cili ende është në shqyrtim, mund të zbatohet nga vera e vitit 2027.

Mediat evropiane e shohin këtë si një kërcënim të ri për klubet e kontinentit, pasi fuqia financiare e klubeve saudite mund t’i bindë edhe futbollistët që aktualisht janë pjesë e elitës evropiane.

Që nga vala e madhe e transferimeve në vitin 2023, Arabia Saudite ka tërhequr emra të njohur si Cristiano Ronaldo, Neymar dhe Karim Benzema.

Strategjia tashmë mund të zgjerohet edhe drejt futbollistëve më të rinj dhe talenteve me perspektivë.

Megjithatë, një rritje e tillë mund të shkaktojë debat edhe brenda futbollit saudit, pasi numri më i madh i të huajve do të nënkuptonte më pak mundësi për lojtarët vendas. 

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Anjeza-Sharrit: A nuk e kupton që ti mua më pëlqen dhe po më trajton keq?

Anjeza-Sharrit: A nuk e kupton që ti mua më pëlqen dhe po më trajton keq?

MPB pjesë e operacionit ndërkombëtar “CARBACK II” – janë verifikuar 3.944 automjete, janë sekuestruar 67 dhe janë ndaluar dy persona

MPB pjesë e operacionit ndërkombëtar “CARBACK II” – janë verifikuar 3.944 automjete, janë sekuestruar 67 dhe janë ndaluar dy persona

Rimbursimi i pajisjeve për diabetikët, Tip1omël kërkon përgjigje nga Qeveria

Rimbursimi i pajisjeve për diabetikët, Tip1omël kërkon përgjigje nga Qeveria