Vrasjet në Fier, Volvo e djegur dyshohet se hyri nga Kosova në Shqipëri

Vrasjet në Fier, Volvo e djegur dyshohet se hyri nga Kosova në Shqipëri

Vrasjet në Fier, Volvo e djegur dyshohet se hyri nga Kosova në Shqipëri

Një “Volvo” i denoncuar i vjedhur në Suedi në vitin 2023 i çoi hetimet për atentatin e dyfishtë në Fier drejt Suedisë dhe Kosovës. Policia e Shqipërisë u kërkoi autoriteteve të të dyja vendeve të dhëna për automjetin që dyshohet se përdorën autorët e vrasjes së Selami Hasanit, i njohur si Sel Çami, dhe nipit të tij, Jakup Hasani.

Sponsor 3M Express

Hetuesit dyshojnë se makina hyri në Shqipëri nga Kosova, përmes pikës kufitare të Morinës. Për këtë arsye, policia u kërkoi homologëve kosovarë të dhëna për kalimin e mjetit dhe po verifikon nëse në transportimin e tij u përfshinë edhe shtetas kosovarë. Autoriteteve suedeze u kërkoi informacion për rrethanat e vjedhjes, historikun e automjetit dhe personat që mund të kenë pasur lidhje me të, shkruajnë mediat në Tiranë.

Policia e gjeti makinën të djegur në fshatin Dërmenas të Fierit. Brenda saj zbuloi katër armë zjarri, tri prej tyre me silenciator. Duke rindërtuar rrugën e automjetit deri në Shqipëri, hetuesit synojnë të identifikojnë autorët e atentatit dhe personat që mund t’i kenë ndihmuar.

Pista kryesore e hetimit mbetet hakmarrja. Selami Hasani kishte dalë nga burgu vetëm 20 ditë para se të vritej. Ai kishte përfunduar dënimin me 25 vjet burg për vrasjen e Julian Isufajt, nipit të Arben Isufajt.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Guardiola: Messi është i papërsëritshëm, nuk besoj se do ta shoh më një si ai!

Guardiola: Messi është i papërsëritshëm, nuk besoj se do ta shoh më një si ai!

Aksident në Gjakovë, vetura përplaset në shtyllë elektrike – lëndohet shoferi

Aksident në Gjakovë, vetura përplaset në shtyllë elektrike – lëndohet shoferi

SHBA-ja njofton tarifa të reja deri në 20% ndaj Kinës, BE-së dhe 12 vendeve të tjera

SHBA-ja njofton tarifa të reja deri në 20% ndaj Kinës, BE-së dhe 12 vendeve të tjera