Gazetari Vullnet Krasniqi ka deklaruar se fokus i shtetit për procesin e Apelit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, sipas tij, duhet të jetë rrëzimi i pretendimit për Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Krasniqi deklaroi se të gjithë sytë duhet të jenë nga Gjykata Speciale, transmeton Klankosova.tv.
“Unë mendoj se krejt sytë duhet me qenë të Gjykata, edhe tash janë shumë pyetje serioze që shtrohen këtu. Pyetja e parë është ky Ligji që u miratua dhe që u qit kusht e u vendos si formë politike, çka ka me prodhu? Duhet me tregu saktë se çka kemi me prit prej këtij ligji. Duhet të jemi të përgatitur se si do t’i qasemi Apelit, dhe unë mendoj që kjo duhet me qenë beteja kryesore. Neve na vyen energjia për me u foksu me rrëzu Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale. Veç ky fokus duhet me qenë!”, u shpreh ai në Klan Kosova.




