Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka shprehur mbështetje të plotë për qëndrimin e Bashkimit Evropian lidhur me ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura si Gjykata Speciale.

Përmes një reagimi të shkurtër, ambasada ka bërë të ditur se pajtohet plotësisht me deklaratën e Zyrës së BE-së në Kosovë.
“Ne pajtohemi plotësisht me këtë deklaratë të BE-së”, thuhet në reagimin e ambasadës gjermane.
BE-ja kishte shprehur shqetësime për mundësinë e votimit të ndryshimeve në këtë ligj në Kuvendin e Kosovës, duke vlerësuar se ato mund të cenojnë përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare të vendit, pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, si dhe të ngrenë pikëpyetje për kushtetutshmërinë e tyre.
Bashkimi Evropian kishte theksuar gjithashtu se para miratimit të ndryshimeve nevojiten konsultime paraprake me autoritetet përkatëse.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





