Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë

Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë

Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në margjinat e Samitit të IX-të të Komunitetit Politik Evropian (EPC), që po mbahet në Dublin.

Sponsor 3M Express

Me Rutten, shefi i qeverisë kosovare, tha se folën për bashkëpunim, zhvillimet aktuale dhe situatën e sigurisë.

“Në Dublin, në margjina të Samitit IX të Komunitetit Politik Evropian (EPC) pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Biseduam për bashkëpunimin e mirë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, dhe mundësitë konkrete të zgjerimit dhe thellimit të ndërveprimit, sikurse për  zhvillimet aktuale dhe për situatën e sigurisë.”

Kurti shkroi se anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë afatgjate në Ballkan dhe Evropë, transmeton Klankosova.tv

“Për ne anëtarësimi në Alencën Veri-Atlanike është prioritet strategjik, jetësimi i të cilit do t’i shërbente paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjate në Ballkanin Perëndimor dhe mbarë kontinentin. Ndërsa angazhimi i NATO-s në rajon mbetet i rëndësishëm përballë rreziqeve dhe ndikimit të akterëve të jashtëm.”

Lexo edhe

Kosova në përgatitjet e fundit për Izraelin, Ermal Krasniqi mungon në stërvitje

Kosova në përgatitjet e fundit për Izraelin, Ermal Krasniqi mungon në stërvitje

Lejla flet pas përballjes në BBVK: Plani im ndryshoi kur e pashë Jona që nuk ishte mirë dhe po dridhej

Lejla flet pas përballjes në BBVK: Plani im ndryshoi kur e pashë Jona që nuk ishte mirë dhe po dridhej

Jose Mourinho jep lejen, Real Madridi ua tregon “derën” katër yjeve në janar

Jose Mourinho jep lejen, Real Madridi ua tregon “derën” katër yjeve në janar

Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë | Momenti