Ambasada dhe konsullatat e SHBA-së kanë lëshuar një paralajmërim për amerikanët në Francë lidhur me protestat e studentëve, të cilat, sipas tyre, “janë bërë të dhunshme”.
Ambasada amerikane në Francë publikoi një njoftim, duke u këshilluar amerikanëve që të shmangin zonat ku po zhvillohen demonstrata, të planifikojnë rrugë alternative dhe të ndjekin përditësimet nga policia dhe mediat lokale, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ky paralajmërim vjen ndërsa Franca është përfshirë nga protesta studentore për shkak të mungesës së mësuesve, kushteve të këqija të ambienteve shkollore dhe raportimeve për praninë e minjve në klasa.
Më shumë se 5,000 persona janë arrestuar dhe 600 oficerë policie janë lënduar gjatë kësaj lëvizjeje, për të cilën policia e Parisit thotë se “po dominohet nga dhuna”.
Organizatat studentore po bëjnë thirrje për një ditë proteste mbarëkombëtare më 6 tetor, sipas Ambasadës së SHBA-së, çka do të thotë se situata mund të përshkallëzohet gjatë kësaj jave. /Telegrafi/




