Aleanca krijon trup koordinues për degët në mërgatë, sekretar zgjidhet Sokol Mehmetaj

Aleanca krijon trup koordinues për degët në mërgatë, sekretar zgjidhet Sokol Mehmetaj

Aleanca krijon trup koordinues për degët në mërgatë, sekretar zgjidhet Sokol Mehmetaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vendosur të krijojë një trup koordinues për degët e saj në mërgatë, me qëllim të bashkërendimit të aktiviteteve dhe forcimit të organizimit të partisë jashtë vendit.

Sponsor 3M Express

Vendimi është marrë në një takim të mbajtur në qytetin Fulda të Gjermanisë, ku morën pjesë kryetarë degësh dhe nëndegësh të AAK-së nga disa vende të Bashkimit Evropian.

Në këtë takim morën pjesë edhe nënkryetarët e Aleancës, Time Kadrijaj dhe Smajl Latifi, si dhe sekretari i përgjithshëm, Avni Arifi.

Sipas njoftimit të AAK-së, gjatë takimit është diskutuar për aspektet organizative të partisë në mërgatë, nevojën për komunikim më të shpeshtë ndërmjet degëve dhe koordinim më të mirë me qendrën e partisë në Kosovë.

Trupi i ri do të ketë rol konsultativ dhe koordinues, ndërsa përmes sekretarit të tij do të ndihmojë degët në bashkërendimin e punës, përgatitjen e proceseve zgjedhore dhe krijimin e mundësive më të mëdha për angazhimin e anëtarësisë.

Sokol Mehmetaj është zgjedhur unanimisht sekretar i Trupit Koordinues, ndërsa ekipi do të përbëhet nga përfaqësuesit e këtyre shteteve:

  • Gjermani: Ukë Blakaj dhe Selim Hoti
  • Zvicër: Isa Zeqiraj
  • Austri: Afrim Hasani
  • Francë: Astrit Kuçi
  • Belgjikë: Muhamet Belaj
  • Itali: Altin Berisha

Nënkryetarët Kadrijaj dhe Latifi, si dhe sekretari Arifi, kanë falënderuar organizatorët dhe pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin në këtë takim.

Sipas AAK-së, përmes këtij organizimi synohet forcimi i strukturave ekzistuese të partisë në mërgatë dhe zgjerimi i pranisë së saj në vendet ku jetojnë shqiptarët.

Lexo edhe

Kurti: Banimi social në Pejë drejt përfundimit, punimet po vazhdojnë edhe në tri komuna të tjera

Kurti: Banimi social në Pejë drejt përfundimit, punimet po vazhdojnë edhe në tri komuna të tjera

Në Prevallë lansohet shtegu për fëmijë i cili u promovua nga Fondacioni UtaLaya

Në Prevallë lansohet shtegu për fëmijë i cili u promovua nga Fondacioni UtaLaya

Begaj me të rinjtë shqiptarë: Pa gjuhën shqipe nuk ka atdhe, nuk ka shqiptari

Begaj me të rinjtë shqiptarë: Pa gjuhën shqipe nuk ka atdhe, nuk ka shqiptari