Aleanca kërkon mbështetje për prodhimin vendor, kritikon deficitin tregtar prej miliardash

Aleanca kërkon mbështetje për prodhimin vendor, kritikon deficitin tregtar prej miliardash

Aleanca kërkon mbështetje për prodhimin vendor, kritikon deficitin tregtar prej miliardash

Sponsor 3M Express

Aleanca ka kritikuar politikat ekonomike të Qeverisë, duke vënë në pah deficitin e lartë tregtar dhe, sipas saj, mungesën e mbështetjes së mjaftueshme për prodhuesit dhe fermerët vendorë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Aleanca ka bërë të ditur se për çdo një euro mallra që Kosova eksporton, importon 7.5 euro nga jashtë.

Sipas të dhënave të prezantuara nga kjo parti, gjatë vitit 2025, importet kanë qenë 6.1 miliardë euro më të larta sesa eksportet.

Aleanca ka kritikuar Qeverinë për atë që e ka cilësuar si mburrje me të hyrat e mbledhura nga qytetarët, ndërkohë që prodhuesit vendorë vazhdojnë të përballen me kosto të larta dhe mbështetje të pamjaftueshme.

“​​Kosova nuk mund të zhvillohet duke blerë gjithçka nga të tjerët e duke e lënë prodhimin e vet pas dore”, thuhet në reagimin e Aleancës.

Në këtë drejtim, Aleanca ka ritheksuar politikat e saj ekonomike, të cilat thotë se i ka propozuar edhe përmes gjashtëpikëshit, me synim mbështetjen e prodhimit vendor dhe zhvillimin e ekonomisë.

Ndër propozimet e përmendura janë rritja e prodhimit të energjisë në vend, përdorimi i gazit amerikan dhe krijimi i kapaciteteve të reja energjetike.

Po ashtu, Aleanca ka përmendur heqjen e tatimit në pronë për fermerët dhe lehtësimin e barrës së TVSH-së për bizneset e vogla.

Lexo edhe

Vance po përgatit terrenin për kandidimin presidencial, ndryshon qasjen ndaj Trumpit

Vance po përgatit terrenin për kandidimin presidencial, ndryshon qasjen ndaj Trumpit

Resuli flet për jetën e tij dhe rolin si opinionist në Big Brother VIP Kosova 5 (VIDEO)

Resuli flet për jetën e tij dhe rolin si opinionist në Big Brother VIP Kosova 5 (VIDEO)

Në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës do të punësohen 20 specializantë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës do të punësohen 20 specializantë