Alarm në Madrid, nuk përjashtohet largimi i Mbappés në fund të sezonit

Alarm në Madrid, nuk përjashtohet largimi i Mbappés në fund të sezonit

Alarm në Madrid, nuk përjashtohet largimi i Mbappés në fund të sezonit

E ardhmja e Kylian Mbappés te Real Madridi ka nisur të vihet në pikëpyetje.

Në Francë kanë nisur spekulimet se sulmuesi mund të largohet nga “Los Blancos” në fund të këtij sezoni, pas një serie episodesh që kanë shkaktuar debat të madh rreth tij në fillimin e sezonit.

Sponsor 3M Express

Në emisionin e njohur francez “After Foot” është hedhur ideja se largimi i Mbappés nga Real Madridi nuk duhet përjashtuar, përcjell “Gazeta Express”.

“Kam arritur në pikën që pyes veten: Mbappé ende ka dëshirë, por çfarë kërkon? Të krijohet përshtypja se çdo mëngjes zgjohet duke menduar se do t’i bëjë dëm vetes”, deklaroi njëri nga gazetarët e “After Foot”.

“Më shumë gabime të tilla nuk mund të grumbullohen. Nuk duhet ta përjashtojmë një largim në fund të sezonit”, shtoi ai.

Në Francë kanë rikthyer në vëmendje edhe episodin e fundit që lidhet me gjurin e Mbappés, i cili duket se e ka prekur jo pak sulmuesin.

“Episodi me gjurin e ka goditur vërtet. Ai ka thënë: ‘Çfarë është kjo? Mënyra se si më trajtuan… Dhe më pas e detyruan të gënjente, duke thënë se asgjë nga këto nuk ishte e vërtetë’”, u shpreh gazetari.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse kjo situatë do të ketë pasoja afatgjata për Mbappén dhe marrëdhënien e tij me Real Madridin.

Për momentin bëhet fjalë vetëm për spekulime, por tema e së ardhmes së francezit ka nisur të marrë gjithnjë e më shumë vëmendje.

The post Alarm në Madrid, nuk përjashtohet largimi i Mbappés në fund të sezonit appeared first on Insajderi.

Lexo edhe

Merret vendimi për Granit Xhakën në Zvicër

Merret vendimi për Granit Xhakën në Zvicër

Skenari i pazakontë në SHBA, 23-vjeçarja shtiret si mësuese zëvendësuese dhe fyen nxënësit: E bëra nga mërzia, i urrej fëmijët

Skenari i pazakontë në SHBA, 23-vjeçarja shtiret si mësuese zëvendësuese dhe fyen nxënësit: E bëra nga mërzia, i urrej fëmijët

Policia përdori gazlotsjellës me afat të skaduar ndaj protestuesve? – Ramadani kërkon hetim

Policia përdori gazlotsjellës me afat të skaduar ndaj protestuesve? – Ramadani kërkon hetim