Akuzat për korrupsion, Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj deklarohen sërish të pafajshëm

Akuzat për korrupsion, Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj deklarohen sërish të pafajshëm

Akuzat për korrupsion, Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj deklarohen sërish të pafajshëm

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Faruk Mujka- kryeshef ekzekutiv në Ndërmarrjen Hidro-Ekonomike “Ibër-Lepenc” dhe Hysen Muzliukaj-ish-drejtor për Gjeodezi në Mitrovicë, u deklaruan sërish të pafajshëm lidhur me akuzat për korrupsion.

Sponsor 3M Express

Sipas aktakuzës, Mujka në cilësinë e nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës, ndërsa Muzliukaj në cilësinë e Drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në atë komunë, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me rastin e këmbimit të pronës së ish-Bankosit me pronë private. Ndërkaq, Mujka akuzohet edhe për mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, me arsyetimin se në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv të Ibër-Lepencit nuk i deklaroi 60 mijë e 50 eurot që iu sekuestruan në shtëpi, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Seanca e së hënës po vazhdon me fjalët hyrëse të palëve në procedurë.

Dy të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm edhe në seancën fillestare më 20 tetor 2025.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 9 shtator 2025, ka ngritur aktakuzë ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt, të cilët akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Mujka ngarkohet edhe për mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë.

Sipas aktakuzës, Mujka, në cilësinë e nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës, ndërsa Muzliukaj, në cilësinë e drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në atë komunë, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me rastin e këmbimit të pronës së ish-Bankosit me pronë private.

Ndërkaq, Mujka akuzohet edhe për mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, me arsyetimin se, në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv të Ibër-Lepencit, nuk i deklaroi 60 mijë e 50 eurot që iu sekuestruan në shtëpi.

Lexo edhe

Policia ndal Golf-in në Shtime – shoferit i gjendet sprej OC, përfundon si i dyshuar për armëmbajtje pa leje

Policia ndal Golf-in në Shtime – shoferit i gjendet sprej OC, përfundon si i dyshuar për armëmbajtje pa leje

Hajnat gjejnë çelësin e fshehur në vazo dhe hyjnë në shtëpi në Vushtrri – zhduket pushka e gjuetisë nga poshtë shtratit

Hajnat gjejnë çelësin e fshehur në vazo dhe hyjnë në shtëpi në Vushtrri – zhduket pushka e gjuetisë nga poshtë shtratit

Haxhiu për protestat në Tiranë: Kërkesat e studentëve duhet të dëgjohen

Haxhiu për protestat në Tiranë: Kërkesat e studentëve duhet të dëgjohen

Akuzat për korrupsion, Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj deklarohen sërish të pafajshëm | Momenti