Aktivizohet Prokuroria, autorizon IPK-në për hetimin e veprimeve të Policisë dje

Aktivizohet Prokuroria, autorizon IPK-në për hetimin e veprimeve të Policisë dje
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka autorizuar Inspektoratin Policor të Kosovës lidhur me veprimet policore të ndërmarra në protestat e ditës së djeshme. Në njoftimin e fundit thuhet se hetuesit e IPK-së do të ndërmarrin veprime për trajtimin e secilit rast që lidhet në hapësirat përreth objekteve të Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës […]

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka autorizuar Inspektoratin Policor të Kosovës lidhur me veprimet policore të ndërmarra në protestat e ditës së djeshme.

Në njoftimin e fundit thuhet se hetuesit e IPK-së do të ndërmarrin veprime për trajtimin e secilit rast që lidhet në hapësirat përreth objekteve të Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Qëllimi i autorizimit është grumbullumi i informatave dhe provave relevante lidhur me tejkalimin eventual të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës, sa i përket shpërndarjes së protestuesve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve me IPK-në, do të ndërmarr të gjitha masat e nevojshme ligjore me qëllim të ndriçimit të secilit rast ku dyshohet të jetë përdorur forcë përtej nevojës dhe autorizimeve që burojnë nga legjislacioni në fuqi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore, me qëllim të sqarimit të plotë të gjitha rrethanave të krijuara gjatë zhvillimit të protestave.”

Lexo edhe

Neymari emocionon Messin para lamtumirës: Ishte nder të shkruaja historinë së bashku me ty

Neymari emocionon Messin para lamtumirës: Ishte nder të shkruaja historinë së bashku me ty

PDK-ja pas pak në konferencë për media

PDK-ja pas pak në konferencë për media

Kushtrim Kelani thotë se 200 veta i shkuan pa ftuar në dasmë

Kushtrim Kelani thotë se 200 veta i shkuan pa ftuar në dasmë

Aktivizohet Prokuroria, autorizon IPK-në për hetimin e veprimeve të Policisë dje | Momenti