Aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, reagon presidentja

Aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, reagon presidentja

Aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, reagon presidentja

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, lidhur me akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë.

Sponsor 3M Express

Përmes një komunikate për media, presidentja ka shprehur shqetësim lidhur me respektimin e të drejtave të palëve në këtë proces gjyqësor, shkruan Insajderi.

Ajo ka thënë se të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe Dhomat e Specializuara, duhet të veprojnë brenda juridiksionit të përcaktuar me Kushtetutë dhe të respektojnë të drejtat e garantuara me Kapitullin II të saj, si dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

“Çdo proces gjyqësor duhet të zhvillohet në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare të gjykimit të drejtë, duke garantuar të drejtat e të akuzuarve dhe respektimin e procedurave ligjore”, thuhet në reagimin e presidentes.

Shiroka Pula ka thënë se aktgjykimi i sotëm ngre shqetësime sa i përket respektimit të të drejtave të palëve, ndërsa ka kërkuar që edhe procedurat e ankimit të zhvillohen në përputhje me standardet ndërkombëtare të gjykimit të drejtë.

Në reagimin e saj, presidentja është ndalur edhe te kontributi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën për liri dhe pavarësi.

Ajo ka thënë se ky kontribut, bashkë me sakrificën e popullit të Kosovës, është pjesë e historisë së vendit dhe nuk mund të vihet në pikëpyetje nga proceset gjyqësore. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Gjini për Qeverinë: Po e dënojnë Kosovën me mbet në duart e mafisë energjetike

Gjini për Qeverinë: Po e dënojnë Kosovën me mbet në duart e mafisë energjetike

MPB: Sekuestrohen rrjeta peshkimi me 239 copë peshq të llojit troftë e Ohrit

MPB: Sekuestrohen rrjeta peshkimi me 239 copë peshq të llojit troftë e Ohrit

Koreja e Veriut ndryshon flamurin për herë të parë në 78 vjet

Koreja e Veriut ndryshon flamurin për herë të parë në 78 vjet