Aksioni i policisë: Tre të arrestuar në Kosovë për mashtrim me investime të rreme dhe kriptovaluta

Aksioni i policisë: Tre të arrestuar në Kosovë për mashtrim me investime të rreme dhe kriptovaluta

Aksioni i policisë: Tre të arrestuar në Kosovë për mashtrim me investime të rreme dhe kriptovaluta

Në kuadër të një hetimi për veprimtari të dyshuar kriminale përmes qendrave të thirrjeve dhe platformave të rreme të investimeve, me urdhër të Prokurorisë Speciale, hetuesit nga Drejtoria Ekonomike dhe ajo Kibernetike në Policinë e Kosovës kanë zhvilluar një operacion në pesë lokacione në komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Ferizajt.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të policisë, si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar tre persona M.P., I.H., dhe F.Z., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale të pjesëmarrjes ose organizimit të grupit kriminal të organizuar, mashtrimit, hyrjes së paautorizuar kompjuterike dhe mashtrimit kompjuterik.

Bëhet e ditur se operacioni i zhvilluar në Kosovë, është pjesë e një operacioni ndërkombëtar, në kuadër të të cilit janë zhvilluar urdhër- kontrolle edhe në Shqipëri, Qipro, Izrael, Finlandë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit në Kosovë janë sekuestruar përkohësisht: vetura, telefona celularë, kompjuterë dhe pajisje të tjera elektronike që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, tre të pandehurit janë ndaluar për 48 orë.

Tutje, policia bën të ditur se, sipas dyshimeve të deritanishme, personat e përfshirë, duke u paraqitur si agjentë apo ndërmjetës financiarë, dyshohet se kanë mashtruar qytetarë, kryesisht gjermanishtfolës, duke i nxitur të transferonin mjete financiare për investime të pretenduara në instrumente financiare dhe kriptovaluta.

“Fitimet e paraqitura në platformat përkatëse dyshohet se ishin fiktive, ndërsa mjetet e transferuara nuk investoheshin sipas premtimeve të dhëna”.

Operacioni në Kosovë, është realizuar në koordinim dhe bashkëpunim me autoritetet gjermane dhe partnerët ndërkombëtarë. Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit prezent ishin: prokurori nga Prokuroria Speciale, nga Prokuroria në Gjermani së bashku me hetues, dhe ekspert te kibernetikës nga Europol. Ndërsa bashkëpunimi ështe lehtësuar, edhe nga Eurojust.

PAMJET:

Lexo edhe

Varreza masive në Zubin Potok, identifikohen edhe tri viktima nga “Grupi i Intelektualëve”

Varreza masive në Zubin Potok, identifikohen edhe tri viktima nga “Grupi i Intelektualëve”

Identifikohen edhe tre intelektualë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, Kurti njofton për rezultatet e ADN-së

Identifikohen edhe tre intelektualë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, Kurti njofton për rezultatet e ADN-së

Samsung sjell funksionin e avancuar për zbulimin e apnesë së gjumit edhe në Galaxy Ring dhe Watch9

Samsung sjell funksionin e avancuar për zbulimin e apnesë së gjumit edhe në Galaxy Ring dhe Watch9