Inxhinieri i sigurisë kibernetike, Erion Demiri, thotë se përmbajtja që publikohet në rrjete sociale mund të mos fshihet plotësisht, edhe kur kërkohet largimi i saj nga interneti.

“Megjithëse rrjetet sociale kanë mundësi që, përmes kontaktimit të institucioneve dhe personave përgjegjës, të kërkohet heqja e videove, përsëri videot dhe informacionet në internet nuk hiqen plotësisht. Kjo është ajo që duhet ta kuptojë publiku”, tha Demiri në emisionin “Ora 7”.
Ai shpjegoi se, kur pamjet e regjistruara nga një kamerë publikohen në internet, ato mund të kopjohen dhe të shpërndahen më tej, duke e bërë të vështirë kontrollimin e tyre.
Një informacion, pasi del nga pika ku është marrë, për shembull, kur një kamerë regjistron disa pamje dhe ato publikohen në internet, nuk ka më një autoritet që mund ta ndalojë ose ta fshijë plotësisht këtë informacion. Ai mund të jetë aty gjatë gjithë jetës, derisa dikush të mos ketë më interes për të”, u shpreh Demiri në Klan Kosova.
Por, si mund të mbrohemi që fotografitë dhe videot tona të mos publikohen pa pëlqimin tonë? Çfarë duhet të bëjmë nëse imazhet tona shpërndahen pa leje?
Për këto dhe shumë çështje të tjera, ndiqeni videon në vijim:




