Ahmeti: Kosova shmangu zgjedhjet e parakohshme, urime për presidenten Shiroka-Pula

Ahmeti: Kosova shmangu zgjedhjet e parakohshme, urime për presidenten Shiroka-Pula
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në Kosovë dhe zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti vlerësoi, sipas tij, pjekurinë politike dhe përgjegjësinë shtetërore të autoriteteve të Kosovës, të cilat arritën të gjejnë një zgjidhje për krizën politike duke shmangur zgjedhjet […]

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në Kosovë dhe zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti vlerësoi, sipas tij, pjekurinë politike dhe përgjegjësinë shtetërore të autoriteteve të Kosovës, të cilat arritën të gjejnë një zgjidhje për krizën politike duke shmangur zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare, transmeton Klankosova.tv.

Ahmeti e uroi Shiroka-Pulën për detyrën e re, duke i dëshiruar sukses dhe urtësi në ushtrimin e përgjegjësisë së saj.

“Presidente Prof. Dr. Justina Shiroka-Pula, urime për përgjegjësinë e re dhe detyrën e lartë shtetërore! Ju uroj shumë sukses, urtësi dhe arritje në ushtrimin e këtij misioni të rëndësishëm në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, shkroi Ahmeti.

Në reagimin e tij, kreu i BDI-së theksoi rëndësinë e stabilitetit institucional dhe të vendosjes së interesit shtetëror e qytetar mbi atë partiak.

“Stabiliteti institucional, përqendrimi te zgjidhjet që i ofrojnë të ardhme më të mirë qytetarëve dhe vendosja e interesit shtetëror e qytetar mbi atë partiak duhet të jenë gjithmonë udhërrëfyes për autoritetet politike të Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.

Lexo edhe

Modric zbulon dëshirën e tij për Ronaldon dhe flet për deklaratën e bujshme të portugezit

Modric zbulon dëshirën e tij për Ronaldon dhe flet për deklaratën e bujshme të portugezit

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Ahmeti: Kosova shmangu zgjedhjet e parakohshme, urime për presidenten Shiroka-Pula | Momenti