AGK dënon ashpër sulmin fizik ndaj ekipit të Klan Kosovës në Ferizaj

AGK dënon ashpër sulmin fizik ndaj ekipit të Klan Kosovës në Ferizaj
Një ekip i emisionit Kiks Kosova në Klan Kosova është sulmuar këtë të mërkurë në qytetin e Ferizajt, në kohën që ishin në terren për kryerjen e punës së tyre profesionale. Kameramanët Erand Hyseni dhe Gramos Shala, si dhe gazetarja Arbenita Ilazi dhe shoferi Sefer Xhema janë sulmuar fizikisht nga disa persona të paidentifikuar, brenda […]

Një ekip i emisionit Kiks Kosova në Klan Kosova është sulmuar këtë të mërkurë në qytetin e Ferizajt, në kohën që ishin në terren për kryerjen e punës së tyre profesionale.

Kameramanët Erand Hyseni dhe Gramos Shala, si dhe gazetarja Arbenita Ilazi dhe shoferi Sefer Xhema janë sulmuar fizikisht nga disa persona të paidentifikuar, brenda veturës së televizionit.

Hyseni, Shala dhe Xhema kanë marrë lëndime serioze nga sulmi dhe po trajtohen në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt.

Përmes një reagimi, AGK-ja e dënon në termat më të ashpër këtë sulm brutal fizik dhe kërkon nga Policia identifikimin dhe arrestimin e menjëhershëm të autorëve.

“Sulme si këto shpërfaqin sërish ambientin e vështirë të të bërit gazetari në Kosovë. AGK-ja bën thirrje për hetime të shpejta e efikase dhe gjithashtu bën thirrje për respektimin e punës së rëndësishme të gazetarëve për informimin e opinionit publik”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.

https://klankosova.tv/klan-kosova-denon-sulmin-ndaj-ekipit-te-emisionit-kiks-kosova

https://klankosova.tv/policia-deklarohet-per-rastin-ku-u-sulmua-ekipi-i-kiks-kosova

Lexo edhe

ESHS: Inflacioni në shtator shënon rritje të lehtë vjetore prej 2.7%, rriten çmimet në restorante dhe akomodime

ESHS: Inflacioni në shtator shënon rritje të lehtë vjetore prej 2.7%, rriten çmimet në restorante dhe akomodime

Haradinaj: Ta ndihmojmë krijimin e mirëfilltë të një opozite të fortë

Haradinaj: Ta ndihmojmë krijimin e mirëfilltë të një opozite të fortë

Curiosity sjell pamjet më të qarta të shkëmbinjve misteriozë në Mars

Curiosity sjell pamjet më të qarta të shkëmbinjve misteriozë në Mars