Aftësi të reja dhe mundësi për zhvillim: Java e Mësimit Gjatë Gjithë Jetës vjen në Kosovë

Aftësi të reja dhe mundësi për zhvillim: Java e Mësimit Gjatë Gjithë Jetës vjen në Kosovë

Aftësi të reja dhe mundësi për zhvillim: Java e Mësimit Gjatë Gjithë Jetës vjen në Kosovë

Nga 23 deri më 27 nëntor 2026, Java e Mësimit Gjatë Gjithë Jetës në Kosovë sjell aktivitete që vendosin në fokus edukimin, aftësimin profesional dhe zhvillimin personal në çdo moshë.

Sponsor 3M Express

E organizuar nga DVV International – Zyra në Kosovë, në bashkëpunim me organizatat anëtare të Rrjetit ALE NK, institucionet publike, komunat dhe ofruesit e arsimit, kjo nismë do t’i njohë qytetarët me mundësitë për të fituar njohuri dhe kompetenca të reja.

Programi përfshin një konferencë qendrore në Prishtinë, si dhe punëtori, seminare, tryeza diskutimi e aktivitete informuese në disa komuna të Kosovës. Përmes tyre do të prezantohen praktika të mira, do të trajtohen nevojat për aftësim dhe do të diskutohen mënyrat për ta bërë arsimin e të rriturve më të qasshëm.

Për punëkërkuesit, kjo javë është një mundësi për t’u informuar rreth aftësimit profesional dhe rikualifikimit. Për të punësuarit dhe personat që synojnë zhvillim në karrierë, ajo sjell në vëmendje rëndësinë e përditësimit të aftësive, qoftë në qendra trajnimi, në vendin e punës apo në komunitet.

Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet personave me më pak mundësi për të mësuar, përfshirë të papunët, gratë, të rinjtë jashtë arsimit dhe punësimit, si dhe grupet e tjera të cenueshme. Njëkohësisht, aktivitetet synojnë të nxisin bashkëpunimin ndërmjet institucioneve, bizneseve dhe organizatave që mund të krijojnë më shumë mundësi edukimi.

Java e Mësimit Gjatë Gjithë Jetës në Kosovë është një mundësi për të njohur më nga afër rëndësinë e arsimit të të rriturve, mundësitë për edukim dhe aftësim profesional, si dhe rolin e të mësuarit në zhvillimin personal, profesional dhe shoqëror.

Nga 23 deri më 27 nëntor, bashkohuni në aktivitetet që promovojnë të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe mundësitë për zhvillim për të gjithë qytetarët.

Lexo edhe

Komisioni për rastin e Arlinda Zekajt, këta janë personat që do të intervistohen nesër në Kuvend- në listë edhe kryetari Muhaxheri

Komisioni për rastin e Arlinda Zekajt, këta janë personat që do të intervistohen nesër në Kuvend- në listë edhe kryetari Muhaxheri

“Me Albin Kurtin kemi diskutuar për hekurudhën Durrës-Prishtinë”, Rama propozon idenë para sipërmarrësve japonezë

“Me Albin Kurtin kemi diskutuar për hekurudhën Durrës-Prishtinë”, Rama propozon idenë para sipërmarrësve japonezë

Kosova U19 i mbyllë pa fitore kualifikueset për “Euro U19”

Kosova U19 i mbyllë pa fitore kualifikueset për “Euro U19”