AFA: Pjesëmarrja e kryeterroristit Radoiçiq në tubimin elektoral, shqetësuese

AFA: Pjesëmarrja e kryeterroristit Radoiçiq në tubimin elektoral, shqetësuese

AFA: Pjesëmarrja e kryeterroristit Radoiçiq në tubimin elektoral, shqetësuese

Organizata Albanians for America (AFA) ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me raportimet se Milan Radoiçiq është parë përkrah Danilo Vuçiqit, djalit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një tubimi elektoral të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në Kragujevc.

Në një deklaratë publike, AFA ka kritikuar dështimin e vazhdueshëm të Serbisë për të siguruar llogaridhënie për sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Sponsor 3M Express

Sipas organizatës, Radoiçiq, i cili ka pranuar publikisht përgjegjësinë për organizimin e sulmit, vazhdon të jetë i lirë në Serbi, pavarësisht se kërkohet nga autoritetet e Kosovës dhe përballet me akuza penale lidhur me ngjarjen. AFA rikujton gjithashtu thirrjet e përsëritura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për vendosjen para drejtësisë të personave përgjegjës.

Organizata vlerëson se prania publike e Radoiçiqit përkrah djalit të Vuçiqit, së bashku me mungesën e llogaridhënies për sulmin në Banjskë dhe lidhjet e ngushta të udhëheqjes serbe me Moskën, ngrenë pikëpyetje serioze për orientimin politik të Serbisë dhe ndikimin e tij në sigurinë rajonale.

AFA u ka bërë thirrje SHBA-së, BE-së dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë që të rrisin presionin ndaj Beogradit për dorëzimin e Milan Radoiçiqit dhe personave të tjerë të kërkuar në lidhje me sulmin, në mënyrë që ata të përballen me drejtësinë para autoriteteve të Kosovës.

Po ashtu, organizata kërkon një rivlerësim kritik të rolit të Serbisë nën udhëheqjen e Aleksandar Vuçiqit, duke marrë parasysh veprimet e saj dhe pasojat e mundshme për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Në përfundim të deklaratës, Albanians for America thekson se përkushtimi i Serbisë ndaj paqes dhe stabilitetit rajonal duhet të dëshmohet përmes veprimeve konkrete dhe jo vetëm përmes deklaratave politike.

“Llogaridhënia për Banjskën është vonuar për një kohë të gjatë”, thuhet në deklaratën e organizatës

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

KFOR-i amerikan dhuron donacion për Njësinë e Zjarrfikësve në Gjilan

KFOR-i amerikan dhuron donacion për Njësinë e Zjarrfikësve në Gjilan

Turqi: Autobusi turistik përplaset me automjetin, 11 persona humbin jetën e 27 tjerë lëndohen

Turqi: Autobusi turistik përplaset me automjetin, 11 persona humbin jetën e 27 tjerë lëndohen

Nuk u mbijetoi plagëve, vdes shqiptari 50-vjeçar pas aksidentit në Greqi

Nuk u mbijetoi plagëve, vdes shqiptari 50-vjeçar pas aksidentit në Greqi

AFA: Pjesëmarrja e kryeterroristit Radoiçiq në tubimin elektoral, shqetësuese | Momenti