Deklarata për zhbërjen e Gjykatës Speciale rrejshëm i mvishet profesorit amerikan, Joseph: Kurrë s’kam thënë diçka të tillë

Profesori amerikan, Edward Joseph, përmes një sqarimi të dhënë për Gazetën Express ka demantuar një deklaratë që po qarkullon nëpër rrjete sociale e ku pretendohet se ai ka folur për zhbërjen e Ligjit për Gjykatën Speciale nga Kuvendi i Kosovës.

Sponsor 3M Express

Deklarata që i atribuohet profesorit amerikan është e rrejshme dhe vetë Joseph konfirmon se asnjëherë s’ka deklaruar diçka të tillë. 

“Më është thënë se mediat në Kosovë po raportojnë se unë kam deklaruar se Kosova mund ta shfuqizojë legjislacionin mbi të cilin mbështetet Gjykata Speciale, pa pasur nevojë për mbështetjen e dy të tretave të përfaqësuesve të komunitetit serb në Kosovë; dhe se Kuvendi i Kosovës, në thelb, e ka zënë në kurth Gjykatën Speciale, duke alarmuar Bashkimin Evropian. Siç e dini, unë nuk kam thënë kurrë asgjë të tillë!”, ka thënë Joseph.

Deklarata që rrejshëm i mvishet profesorit amerikan Edward Joseph:

Nëse Gjykata Kushtetuese e Gjykatës Speciale e rrëzon Ligjin për Gjykatën Speciale, e që e rrëzon 100%, Kosovës i hapet mundësia që ta zhbejë ligjin e vitit 2014, me të cilin është vendosur baza për krijimin e Gjykatës Speciale. Këtu nuk kërkohen 2/3 e serbëve. Prandaj është alarmuar BE-ja. Kuvendi i Kosovës ka vepruar me mencuri dhe e ka nxjerrë në kurth Gjykatën Speciale!”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Deklarata për zhbërjen e Gjykatës Speciale rrejshëm i mvishet profesorit amerikan, Joseph: Kurrë s’kam thënë diçka të tillë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ulutash në përfundim të mandatit në KFOR, Kingji e pret në takim dhe vlerëson angazhimin e tij

Ulutash në përfundim të mandatit në KFOR, Kingji e pret në takim dhe vlerëson angazhimin e tij

11 të vdekur dhe 27 të lënduar nga aksidenti mes autobusit turistik dhe kamionit në Turqi

11 të vdekur dhe 27 të lënduar nga aksidenti mes autobusit turistik dhe kamionit në Turqi

Zjarri shpërtheu në banjën e një banese në Tophane, pamje nga vendi i ngjarjes

Zjarri shpërtheu në banjën e një banese në Tophane, pamje nga vendi i ngjarjes